SkandaI në shkollë? Publikohet imazhi i mësuesit që përhapte fenë e Jehovait para nxënësve!

Kush është mësuesi i anglishtes që u shkarkua nga detyra pasi predikonte fenë me nxënësit e arsimit bazë në shkollën Gustav Mayer në Tiranë?

Top Channel mëson se profesori nuk ka telefon dhe mundësi komunikimi drejtpërdrejtë me të, por sipas profileve online të hapura para shumë vitesh, Dritan Zaimi paraqitet si një figurë me formim akademik në gjuhë të huaja dhe me aktivitet paralel letrar.

Dritan Zaimi ka lindur më 5 maj 1975 në Gramsh. Ai ka përfunduar shkollën e mesme të gjuhëve të huaja në Tiranë në vitin 1993 dhe në vitin 1997 është diplomuar si mësues i gjuhës angleze në Universitetin e Tiranës.

Në website virtuale ai prezantohet se ka filluar të shkruajë vargje që në moshë shumë të vogël. Në vitin 2001 botoi përmbledhjen e tij të parë me poezi “Dhimbja”. Në krijimtarinë e tij letrare, vihet re një prani e theksuar e tematikave filozofike dhe shpirtërore, ku përdoren simbole që lidhen me jetën dhe vdekjen. Poezitë e publikuara online tregojnë një autor që reflekton mbi raportin e njeriut me të shenjtën.

Në orët e mësimit me nxënësit ju shfaqte video për Perëndinë dhe ju jepte detyra për urdhërimet e fesë që mendohet se përfaqësonte dëshmitarët e jehovait. Në një nga poezitë e tij shkruante “Atë që s’e kuptojmë e quajmë budalla. Atë që s’na kupton përsëri e quajmë budalla”.

Related Posts

‘Një vend i vogël dhe djallëzor në Evropë, që bashkëpunon me Amerikën’! Lufta e panjohur mes Tiranës dhe Tehranit

“Ekziston një vend i vogël dhe djallëzor në Evropë, ku amerikanët po bashkëpunojnë me tradhtarët iranianë, duke komplotuar kundër Republikës Islamike.” Deklarata i përket udhëheqësit suprem të…

Moti i keq mbërthen rajonin! Rikthehet dimri në Ballkan

Situata meteorologjike në Ballkan mbetet e vështirë pas stuhive të fundit që kanë prekur Kroacinë, Bosnjën dhe Hercegovinën, Serbinë dhe Malin e Zi. Ja përmbledhja e situatës:…

100 ditë në ‘Big Brother VIP Albania 5’, Selin Bollati zbulon momentin që do të fshinte nga loja

Pas 100 ditësh nga nisja e Big Brother VIP Albania 5, banorët e shtëpisë më të famshme në vend janë përballur me pyetje reflektuese mbi rrugëtimin e…

Ribashkim pas tensioneve, Gjesti dhe DJ Gimbo shfaqen sërish bashkë

Dy miq të njohur për publikun, Gjesti dhe DJ Gimbo, janë shfaqur sërish bashkë, duke lënë pas mosmarrëveshjet e mëparshme. Ribashkimi i tyre vjen pas eksperiencës në…

Horoskopi ditor, e hënë 30 mars 2026

Dashi Në gjysmën e parë të ditës ka shumë të ngjarë që të fokusoheni në problemet që do t’iu shqetësojnë. Në varësi se si ka qenë dita…

Lajm i madh për emigrantët shqiptarë! Kryeministri jep premtimin e bujshëm për të gjithë

Ky është një version i zgjeruar dhe i analizuar i lajmit, i përshtatshëm për audiencën shqiptare, duke përfshirë edhe impaktin që këto masa kanë për emigrantët tanë…