Pas denoncimit në JOQ, Policia procedon 40-vjeçarin që nxiti qentë të su*Imonin mushkën deri në ngordhje

Një ngjarje e rëndë e denoncuar vetëm dy ditë më parë në redaksinë e JOQ ka marrë tashmë reagim zyrtar nga autoritetet. Policia e Mallakastrës ka nisur procedim penal ndaj 40-vjeçarit që shfaqej në një video duke nxitur qentë e stanit të sulmonin një mushkë të gjallë, e cila më pas ngordhi si pasojë e plagëve të marra.

Videoja, e publikuar fillimisht nga 40- vjeçari në grupet e facebook dhe e denoncuar nga qytetarët në JOQ, tregonte momentet tronditëse kur çobani inkurajonte qentë të sulmonin kafshën e pambrojtur, ndërsa ajo rrëzohej në tokë dhe nuk arrinte t’u shpëtonte kafshimeve. Pas publikimit të rastit dhe reagimit të qytetarëve, strukturat e Policia e Shtetit ndërhynë, duke verifikuar ngjarjen dhe identifikuar autorin e dyshuar.

Sipas njoftimit zyrtar, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariati i Policisë Mallakastër referuan materialet në Prokurori dhe nisën procedimin penal ndaj shtetasit G. S., 40 vjeç, banues në fshatin Gjerbës, Mallakastër.

Njoftimi i plotë i policisë:

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mallakastër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin G. S., 40 vjeç, banues në fshatin Gjerbës, Mallakastër, pasi bazuar në një video të publikuar në portalin ‘JOQ’, dyshohet se ka nxitur qentë për të sulmuar një kafshë (mushkë), e cila si pasojë e sulmit, ka ngordhur.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.”

Rasti ka shkaktuar reagime të forta në opinionin publik, ndërsa mbetet për t’u parë se cilat do të jenë hapat e mëtejshëm ligjorë ndaj 40-vjeçarit.

Related Posts

“O zagar që ke shkuar pas një vajze 23-vjeçare”/ Kristi ‘përplaset’ me Mirin: Ke fjetur me vajzën tënde i bie? S’të vjen turp

Dinamikat në Big Brother VIP 5 janë ndezur përsëri, teksa banorët po luftojnë për të siguruar Çmimin e Madh. Dy prej banorëve që kanë shkaktuar më shumë…

“Babi ju do shumë”/ Pa videon e gruas duke u puthur me tjetrin, 40-vjeçari bën të papriturën

Një ngjarje e rëndë ndodhi në një familje në Brazil, ku një baba vrau dy fëmijët e tij dhe më pas kreu vetëvr asje, pasi zbuloi tr…

Analizohet ADN-ja e shqiptarëve: Në Kosovë prejardhja ilire është vërtetuar të jetë 80%, në Shqipëri 75 %

Disa rezultate të ADN-së kanë krijuar një entuziazëm që i ka kapluar shumë shqiptarë. Në Kosovë del që prejardhja ilire është 80 përqind kurse në Shqipëri 75…

E dhimbshme: Nëna e kupton në taksi se djali e nisi për në shtëpinë e pleqve: “Ç’të kam bërë, bir, dashuria ime…

Në rrjetet sociale po qarkullon një video që thuhet se u realizua në Meksikë, e cila tërhoqi shumë vëmendje dhe përloti shumë. Nëse duhet besuar përshkrimi, vajza…

Nuk pranonte të kryente marr***ënie, dhëndri tro*ditet nga ajo që zbulon

Një burrë indonezian ka zbuluar se nusja e tij është në fakt një burrë, 12 ditë pas martesës së tyre. 26-vjeçari i njohur vetëm si AK ishte…

2-vjeçari kafshon dhe v’ret kobrën që e suImoi

FOTO ILUSTRUESE Një ngjarje e pabesueshme ka tronditur dhe njëkohësisht mahnitur opinionin publik në Indi: një fëmijë 2-vjeçar arriti të shpëtojë jetën e tij duke vrarë me…