Ngjarja në Tiranë, policia jep detaje: 18-vjeçarja u vetëpl*gos, arrestohen 2 persona, shpallen në kërkim 3 të tjerë

TIRANË- Policia ka zbardhur plagosjen e studentes 18-vjeçare mbrëmjen e kaluar në një hotel në Sauk. Mësohet se nga kqyrja e kamerave të hotelit, e reja është vetëplagosur me armë zjarri. Ndërkohë që 2 persona janë arrestuar për moskallëzim krimi dhe 3 të tjerë janë shpallur në kërkim. Për moskallëzim krimi janë vënë në pranga Vladimir Gjuta 46 vjeç dhe Mirvete Rexhmati(Gjuta) 48 vjeçe. Ndërsa tre të tjerë me inicialet S. Gj., 49 vjeç, E. Gj., 24 vjeç dhe E. Gj., 22 vjeç janë shpallur në kërkim.

Këta persona kanë prishur provat në vendin e ngjarjes dhe nuk kanë njoftuar policinë për plagosjen.

Njoftimi i Policisë:

Zbardhet ngjarja e ndodhur pak pas mesnate, ku një 18-vjeçare u vetëplagos me armë zjarri. Arrestohen 2 shtetas dhe shpallen në kërkim 3 të tjerë. Më datë 14.02.2026, rreth orës 00:15, në spital është paraqitur e plagosur me armë zjarri shtetasja N. K., 18 vjeçe, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nga veprimet e shpejta hetimore të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve kundër Jetës dhe Pronës, si dhe nga kqyrja e pamjeve të kamerave të sigurisë, rezultoi se ngjarja ka ndodhur në ambientet e një subjekti në Sauk, ku 18-vjeçarja dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri. E dëmtuara është transportuar në spital nga shtetasja M. R. (Gj) dhe shtetasi E. Gj., 24 vjeç.

Në vijim të veprimeve procedurale: -u arrestuan në flagrancë shtetasit V. Gj., 46 vjeç dhe M. R. (Gj), 48 vjeçe, për veprat penale “Moskallëzim i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”; -u shpallën në kërkim shtetasit S. Gj., 49 vjeç, dhe E. Gj., 24 vjeç, për veprat penale “Moskallëzim i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, si dhe shtetasi E. Gj., 22 vjeç, për veprat penale “Moskallëzim i krimit”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Këta shtetas dyshohet se kanë prishur provat në vendin e ngjarjes dhe nuk kanë kallëzuar krimin. Vijon puna për gjetjen dhe sekuestrimin e armës së zjarrit të përdorur në ngjarje, si dhe për kapjen e 3 shtetasve të shpallur në kërkim, me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të rastit. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme

Related Posts

A është më mirë të bësh dush në mëngjes apo në darkë? Ja çfarë thotë shkenca

Disa preferojnë dushin sapo zgjohen, të tjerë para se të flenë. Por kush e bën “si duhet”? Dhe a ka vërtet ndonjë ndryshim për shëndetin? Çfarë ndodh…

PIagosja e studentes në Sauk, dalin detaje të reja: U qëIIua me armë brenda në hotel

TIRANË – Detaje të reja janë zbardhur nga plagosja e ndodhur gjatë natës në zonën e Sauk, në Tiranë. Sipas informacioneve paraprake, e reja, studente në Tiranë,…

Lojërat Olimpike, mbarojnë pr*zervativët në fshat. Organizatorët premtojnë

ITALI, 14 SHKURT 2026– Një situatë e pazakontë është raportuar në Fshatin Olimpik të Lojërave Olimpike Dimërore, ku furnizimi falas me prezervativë për atletët thuhet se është…

‘Më përdh*nonin tre herë në ditë’/ Rrëfimi i Sarah Ransome kundër..

NJU JORK, 14 SHKURT 2026 – Sarah Ransome është një nga gratë që ka dalë publikisht me identitet të plotë për të rrëfyer ab uzimet që pretendon…

Ekz*kutohet në makinë pas sherrit në lokal i riu shqiptar në Itali. Emri

MONTECALVOLI, 14 SHKURT 2026 – Një 25-vjeçar shqiptar është qëlluar për vd ekje me armë zjarri në orët e para të mëngjesit në Itali. Viktima është identifikuar…

“O zagar që ke shkuar pas një vajze 23-vjeçare”/ Kristi ‘përplaset’ me Mirin: Ke fjetur me vajzën tënde i bie? S’të vjen turp

Dinamikat në Big Brother VIP 5 janë ndezur përsëri, teksa banorët po luftojnë për të siguruar Çmimin e Madh. Dy prej banorëve që kanë shkaktuar më shumë…