TIRANË – Detaje të reja janë zbardhur nga plagosja e ndodhur gjatë natës në zonën e Sauk, në Tiranë. Sipas informacioneve paraprake, e reja, studente në Tiranë, ndodhej në një hotel së bashku me autorin e dyshuar. Mësohet se mes tyre ka pasur mosmarrëveshje, të cilat kanë degjeneruar në konflikt fizik. Në kulmin e sherrit, autori dyshohet se e ka qëlluar me armë zjarri brenda ambienteve të hotelit.
Pas ngjarjes, ai është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes. E plagosura është ndihmuar nga punonjësit e hotelit, të cilët e kanë transportuar me urgjencë drejt spitalit për të marrë ndihmën mjekësore. Ende nuk ka një njoftim zyrtar mbi gjendjen e saj shëndetësore. Forca të shumta policie kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje. Hetimet…🇭🇦🇵 ⤵