Operacioni sekret në Siri/ Nxirret nga kampi Eva Dumani, mbërrin në Rinas mëngjesin e sotëm

Në sekret të plotë qeveria shqiptare në bashkëpunim me partnerët ka mundur të sjellin në Shqipëri një vajzë e cila prej shumë vitesh ishte në një kamp në Siri. Ajo është Eva Dumani e cila nuk pranoi të vinte në Shqipëri disa vite më parë kur u ndërmor një mision evakuimi përmes të cilit u kthyer i vëllai.

Burime qeveritare I thanë gazetarit të Top Channel Muhamed Veliu se në këtë operacion disa javor, është përfshirë Drejtoria në Marrëdhëniet me Jashtë në Policinë e Shtetit, zyrtarë të Antiterrorit të ndihmuar nga autoritetet turke. Eva Dumani ka mbërritur paraditen e sotme nga Turqia në aeroportin e Rinasit. Eva dhe Endri Dumani, ishin dy prej 80 fëmijëve dhe grave të mbetur në kampin Al Haël në Siri, pas rënies së shtetit islamik.

Ata mbetën të vetëm pasi gjyshja e tyre Mendije Dumani që kujdesej për ta, ndërroi jetë. Një shqiptar në Siri që në Facebook shfaqet me emrin Amar El Albani përmes një statusi në Facebook ka treguar momentet e fundit të Mendije Dumani e cila shkoi në Siri për të shpëtuar Evën sot 14 vjeçe dhe Endrin 12 por nuk ia doli.

“Gjendja e saj ishte përkeqësuar edhe më shumë dhe ata (kurdët) nuk kishin asnjë shqetësim për ta hedhur atë në tokë pranë pazarit duke i thirrur motrat “merreni motrën tuaj. Askush nuk e dinte në fillim se kush ishte, ose ku ishte çadra e saj derisa një motër e njohu dhe na informoi se ajo ishte motër shqiptare”, shkruante ai./T.CH

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…