Humb j*etën 15-vjeçari shqiptar në Athinë: Doli xhiro me makinë me shokët dhe u aks*dentuan

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Athinë, ku tre adoleshentë janë përplasur me automjetin e tyre në një pemë, duke shkaktuar një viktimë dhe dy të plagosur. Ngjarja u regjistrua në rrugën “Dhimgokratias”, në zonën Luca, në periferi të kryeqytetit grek. Sipas mediave greke, drejtuesi i mitur dyshohet se humbi kontrollin e mjetit, i cili doli nga rruga dhe u përplas me forcë me një pemë në anë të saj.

Si pasojë e përplasjes fatale, 16-vjeçari shqiptar Eljon Metaj humbi jetën në vendngjarje. Dy të miturit e tjerë u transportuan me urgjencë në spital, ku ndodhen në gjendje të rëndë, por jashtë rrezikut për jetën. Burime paraprake bëjnë me dije se njëri prej adoleshentëve kishte marrë çelësat e makinës nga çanta e nënës dhe më pas kishte dalë për xhiro me shokët. Dyshohet se automjeti po lëvizte me shpejtësi mbi normat e lejuara në momentin e aksidentit.

Autoritetet greke kanë ndaluar drejtuesin e mjetit, i cili po merr trajtim mjekësor, si dhe prindërit e tij, ndërsa trupi i viktimës është dërguar në morg për veprimet e mëtejshme. Hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit vijojnë nga policia rrugore e Drejtorisë së Policisë së Athinës.

“Ambulancat erdhën menjëherë. Njëri nga fëmijët doli nga makina. Dëgjuam një zhurmë të fortë, por nuk e kuptuam çfarë kishte ndodhur”, rrëfeu një dëshmitar nga zona.

Related Posts

Horoskopi ditor, E diel 15 shkurt 2026

Dashi Hëna do të ketë ndikim të kundërt dhe do të komplikojë emocionet. Duhet të shmangni përplasjet dhe të përdorni energjinë për të gjetur një marrëveshje. Në…

Vjedhja kthehet në tr agjedi! Shqiptari humb jetën gjatë arratisjes nga vila ku po vidhte

Një shtetas shqiptar, i njohur më parë nga forcat e rendit, ka humbur jetën teksa po arratisej nga një vilë në zonën e Gorellos, në Arezzo, Itali,…

Në dhomë me nipin e Vladimir Gjutës, 18-vjeçarja e plagosur pranon se ka bërë gabime në jetë

Të tjera detaje kanë dalé në dritë në lidhje me plagosjen me armë zjarri të një 18-vjeçareje në ambientet e një hoteli në zonën e Saukut. Rreth…

Dy policë gjejnë 1 mijë euro dhe ia japin qytetarit, Proda: Dhe pse ishit jashtë orarit u treguat të ndershëm

Dy punonjësve të rinj policie, raportohet të kenë gjetur në rrugë, diku afër Rinasit një çantë me 1 mijë euro dhe pasi e kanë kërkuar në Facebook,…

Kristit i ‘ikën truri’, del shtëpia e BB VIP, banorët tentojnë…

Një ngjarje e papritur ka ndodhur sërish me Kristin, i cili ka dalë nga muri. Në momentin që Selin e pa banorin që po shkonte drejt murit,…

Rrahje në aeroplan, bëhet ndalje urgjente

Një aeroplan që po fluturonte nga Turqia drejt Mançesterit është shndërruar në një ring boksi e mundjeje pas një sherri të madh që kishte nisur në mes…