Shkoi të merrte vëllanë në aeroport që kthehej nga Gjermania. Si ndodhi aks identi tra gjik me 4 vi ktima!

Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth mesnatës së të mërkurës në Fushë-Prezë, ku një automjet me të cilin udhëtonin katër të rinj është përplasur me një betoniere dhe më pas ka shpërthyer në flakë.

Si pasojë e këtij aksidenti tragjik, të gjithë personat që ndodheshin në automjet kanë humbur jetën.

Viktimat janë identifikuar si vëllezërit Enejd dhe Erildi Laçi, Enrikejd Kurti edhe Andi Laçi, të moshës 20-25 vjeç, nga fshati Borizanë i Fushë-Krujës. Si ndodhi aksidenti?

Të rinjtë sapo ishin kthyer nga aeroporti i Rinasit, ku kishin shkuar për të pritur Enejd Laçin, i cili ishte kthyer nga Gjermania.

Pas daljes nga aeroporti, ata ishin nisur drejt banesave të tyre, por rruga u kthye në tragjedi për ta.

Nga të dhënat paraprake, mësohet se betoniereja sapo kishte përfunduar punën dhe ishte futur në rrugë.

Automjeti tip Benz, me të cilin po udhëtonin të rinjtë, ka ardhur nga pas dhe është përplasur me betonieren, duke shpërthyer menjëherë në flakë.

Policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Një nga pistat kryesore të hetimit është nëse betonierja kishte sinjalizuesin e ndalimit të vendosur në pjesën e pasme.

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…