Pas kr*mit u arratis me Range Rover, ky është autori shqiptar i vr*sjes së 26-vjeçarit Kevin Muharremi (EMRI)

20-vjeçari Renato Xyke është autori i vr*sjes së 26-vjeçarit shqiptar Kevin Muharremi në Itali.

Lajmin e kanë bërë të ditur mediat vendase, të cilat shkruajnë se edhe autori i vr*sjes është me origjinë shqiptare, banues në Santa Maria a Monte.

Arratisja e tij zgjati vetëm disa orë pas vrasjes dhe përfundoi në autostradën A1, në segmentin e Arezzo, disa qindra kilometra nga vendi ku ai kishte kryer kr*min.

I riu u godit në qafë nga një plumb i qëIIuar nga një ‘SUV’ që i ishte afruar paralelisht automjetit të tyre.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur pas një sherri në një lokal në Capanne, në Montopoli Valdarno. I dyshuari, i njohur më parë për forcat e rendit, pas ngjarjes u arratis i vetëm me një Range Rover Evoque gri të errët.

Ai më pas u ndaIua nga policia rrugore në autostradën A1, në segmentin e Arezzo.