Kryeministri Edi Rama ka deklaruar për herë të parë se numri dy i qeverisë, Belinda Balluku, për të cilën SPAK kërkon arrestimin, ka paraqitur 3 herë dorëheqjen. Ai tha në një mbledhje të PS-së, se Balluku kishte paraqitur dorëheqjen sapo ndaj saj u ngrit akuza dhe dy herët e tjera kur u dha pezullimi dhe mosvendimi i GJK-së.
Rama deklaroi hapur se nuk i ka pranuar dorëheqjet e saj, ndërsa shtoi se do ta pranojë vetëm kur të jepet verdikti i hetimeve.
“Ma ka dorëzuar tre herë dorëheqjen. I kam atje në dosje. Një herë kur iu ngrit akuza, një herë kur iu bë pezullimi i parë dhe herën e tretë kur nuk mori vendim GJK. Unë i kam refuzuar dorëheqjet. Dorëheqje në presion të një fuqi që është futur në pavarësinë e ekzekutivit nuk ka. I jam falënderues që nuk ka persistuar por ka vijuar të marrë gjithë atë baltë në fytyrë sepse nuk i kam pranuar dorëheqjen derisa të plotësohen kushtet, që nuk vendosen nga prokurori mediat apo gjyqi popullor.
Kujt më tregon Gjermaninë apo Danimarkën i them që jemi në kushte tërësisht të ndryshme. Jemi në fazë transformuese dhe përmbysjeje të një sistemi të kalbur të një historia ku tradita ka qenë dhe mbetet problemi më i madh të ndërtuar një sistem demokratik, sepse shkon në të kundërtën e lirisë. Duke ngritur struktura speciale për të luftuar ne që jemi ata të cilët qeverisim, është shumë e rëndësishme të jemi të vëmendshëm të ruajmë balancën që në mënyrë të përsëritur rrezikon të prishet nga aventurizmi i një prokurori apo gjykatësi”, pohoi ai,