“Belinda Balluku më ka dorëzuar tre herë dorëheqjen”/ Rama: Ia kam refuzuar unë, nuk ka dorëheqje

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste nga Kryesia e Kuvendit, për nismën ligjore për forcimin e kufirit të pakalueshëm që ndan gjyqësorin nga dy pushtetet e tjera kushtetuese dhe ndalon përfundimisht pezullimin e funksioneve kushtetuese.

Në fjalën e tij, Rama u shpreh se zv/kryeministrja Belinda Balluku i ka dorëzuar tre herë dorëheqjen, duke u shprehur se ka qenë vetë ai që ia ka refuzuar vetë të treja herët.

“Sa i përket rastit konkret, ky është një tjetër proces. Belinda Balluku ma ka dorëzuar tre herë dorëheqjen. I kam atje në dosje. Tre herë. Një herë kur iu ngrit akuza. Një herë kur iu bë pezullimi i parë dhe herën e tretë kur Gjykata nuk mori vendim. Kam qenë unë që ia kam refuzuar dorëheqjen. Sepse dorëheqje nën presionin e një fuqie që ka dalë nga territori i vetë dhe është futur në territorin e pushtetit ekzekutiv nuk ka. I jam falënderues për faktin që nuk ka persistuar, por ka vazhduar të marrë gjithë atë baltë në fytyrë, sepse unë nuk e pranoj dorëheqjen deri sa të plotësohen kushtet. Dhe kur plotësohen kushtet nuk e përcakton dot as prokurori, as gjykatësi i seancës paraprake, as media dhe as gjyqi popullor.

Dua të them që nisma adreson një… juristët e quajnë boshllëk, unë e quaj problem që nuk duhet të shfaqet më dhe të mos mendojë njeri që me verbërinë e gjykatësit që i shkon prokurorit të marrë peng një institucion kushtetues. Rasti konkret është në Kuvendin e Shqipërisë dhe do të trajtohet me përgjegjësi, edhe në aspektin kohor, nëse nuk gaboj, parlamenti do të shprehet më para për imunitetin dhe më pas do të kalojë në votë, kështu që s’ka lidhje me rastin”, tha Rama./Top Channel

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…