I moshuari 90-vjeçar apelon mes lotësh kthimin e nipërve dhe mbesave nga Siria: Shpresë kam deri sa të mbyll sytë!

Rikthimi pranë familjes i Eva Dumanit nga kampi famëkeq Al Hol në Siri, i ka ngjallur sërish shpresat 90-vjeçarit Dylber Shuli nga Gurrasi i Pogradecit, që prej gati një dekade kërkon dhe pret mbesat dhe nipërit, që mbahen në atë kamp. Mosha e thyer nuk jaka shuar ende shpresat që të shikojë dhe të mbajë në krahë mbesat dhe nipërit e tij. 10 vite më parë djali i Dylberit shkoi në Siri bashkë me bashkëshorten dhe 3 vajzat.

Por pasi djali ju vra, bashkëshortja dhe vajzat u mbajtën në kampin AlHol, nga ku nuk kanë mundur të dalin.
Dylber Shuli shprehet:

“Me shpresën në Zot dhe me thirrjen që i del nga shpirti 90-vjeçari kërkon ndihmë për riatdhesimin e mbesave dhe nipërve të tij, të cilët janë të pafuqishëm vetë të rikthehen pranë familjes.

Përveç të afërmve të Dylberit, nga zona e Pogradecit ka edhe familje të tjera që kanë njerëzit e tyre në kampin e Al Holit në Siri dhe që presin dita ditës rikthimin e tyre”. Reagimi i plotë

“E pashë që atë ditë që doli edhe mbrëmë, të gjitha çfarë jepeshin që kishte kaluar në këmbë, por gjithë këtë punë e ka bërë Turqia, aman. Kam 12 vite, ca kohë kam folur me fëmijët, më thërrisnin ‘baba forca’. Kam 1 vit ose 2 që nuk po flas.

Mbesa e madhe është martuar dhe ka lindur një djalë, merret më shumë atje. Unë kisha këtu një të sëmurë, djalin, kisha tre vjet dhe ato më thoshin ‘baba pse na dorëzove?’. U thoja ‘bijë e babait, kështu e kam punën’. Rama kur doli atëherë tha që do i nxjerrin por edhe do i ruajmë se mund t’i vrasin. Kush është bërë gjysh dhe ka nipërinj, le ta kuptojë vetë si ndihem unë.

Unë jam 90 vjeç, shpresë kam deri sa të mbyll sytë sepse ata më thërrasin baba. Më shumë më thërrasin ata sesa fëmijët e mi. Si s’kam shpresë? Shtetit i kërkojmë ndihmë. Mbesa e mesme më thotë baba sepse ajo nuk ndahej nga unë. Duan të kthehen por janë të zënë në burg atje.

Sa për kushtet, ju e keni parë edhe vetë dhe unë kam marrë vesh që janë të vështira dhe unë u kam dërguar lekë atyre, por se kush i ha këto lekë unë nuk e di. Gjithmonë kam dërguar lekë andej.

Shtetit i kërkoj ndihmë, siç i kërkova për djalin që ma shpuri në Turqi, ashtu i kërkoj edhe këtë shtetit unë. Unë i kam kërkuar dhe i kërkoj prapë dhe s’di me atë ministren tani që hiqet si e zgjuar, po s’e kap dot që t’i them. Nuk merrem më me letra, nuk i punoj dot unë prandaj them.

Kanë qenë të sëmurë, më ka treguar ajo mbesa e madhe. Atë mbesën e madhe e falënderoj se iu vra i jati dhe e jëma dhe qëndroi trime. 16 vjeç dhe qëndroi trime me vëllezërit, djalin e saj, të motrat i rriti. Atë që të vijë këtu nuk di si do ta mbaj. E madhja po shkon 22, të vegjlit nga 7 vjeç, mbesa tjetër 1 muajshe iku. Nuk kanë krahë atje ata të mitë, janë 22 gra në Siri, janë 8 burra, e jepte ajo mbrëmë. Allah them, Zoti (për kthimin e mbesave)”.

Related Posts

E pazakontë/ 4 dele regjistrohen në shkollë për të shmangur mbylljen e klasës

Një ngjarje sa e pazakontë aq edhe simbolike ka ndodhur në Nitting-Voyer-Hermelange, në verilindje të Francës, ku prindërit e nxënësve kanë gjetur një mënyrë krejt origjinale për…

Biznesmeni i njohur përfundon në SPAK, biznesmeni i tuneleve do të japë llogari bashke me oligarkët e tjerë

Biznesmeni Rrok Gjoka, i njohur në sektorin e infrastrukturës si “biznesmeni i tuneleve”, pritet të japë llogari në Prokurorinë e Posaçme në kuadër të një hetimi që…

Me lajme shumë të mira erot*ke! Meri Shehu jep vlerësimin javor me yje për shenjat zodiake

Si çdo të hënë, astrologia Meri Shehu, vjen tek “Rudina” në Tv Klan, duke dhënë një vlerësim javor për çdo shenjë zodiake. “Kjo javë ka filluar furishëm….

Kullat janë bosh: Brenda çmendurisë së ndërtimit në Tiranë

Kryeqyteti shqiptar po përjeton, dhe njëkohësisht po vuan, një transformim urban jashtëzakonisht të shpejtë, ku përfshihen disa nga emrat më të mëdhenj të arkitekturës bashkëkohore. Kundër çdo…

Shkarkimet nga hidrocentralet në kaskadën e Drinit, bashkia Shkodër ngre ALARMIN: Mund të ketë…

Bashkia e Shkodrës thotë se ka pasur rritje të niveleve të lumenjve Drin dhe Bunë, si dhe të Liqenit të Shkodrës gjatë pasdites së sotme, sipas një…

Goditet banda e grabitësve shqiptarë! Çmontonin pjesë nga “Mercedes” dhe “Audi”, përfundojnë në pranga dy të rinjtë në Itali

Dy të rinj shqiptarë u arrestuan në Itali, pasi u kapën duke grabitur pjesë makinash të parkuara, të përzgjedhura me kujdes dhe të shënjestruara, të markave nga…