Prokuroria belge kërkon bυrg përjetë për Franc Çopjan, 33-vjeçari: Vetëm mëshirë po kërkoj

Vendimi i fajësisë u dha nga Gjykata e Krimeve të Rënda në Bruksel

Dy prokurorë federalë kërkuan të hënën dënim me burgim të përjetshëm për Franc Gergely, i njohur edhe si Franc Çopja, pasi ai u shpall fajtor për organizimin e vrasjes së Ardit Spahiu dhe për drejtimin e një organizate kriminale.

Vendimi i fajësisë u dha nga Gjykata e Krimeve të Rënda në Bruksel. Procesi tashmë ka hyrë në fazën e përcaktimit të dënimit, që po zhvillohet në pallatin e drejtësisë Justitia në Haren, ku është zhvendosur gjykimi i nisur gjashtë javë më parë. Prokurorët kërkuan jo vetëm burgim të përjetshëm, por edhe që i pandehuri të mos paraqitet përpara gjykatës së zbatimit të dënimeve për të paktën pesë vite. Sipas tyre, juria nuk duhet të marrë në konsideratë asnjë rrethanë lehtësuese.

Gergely u shpall fajtor për organizimin e vrasjes së Spahiut, një plan që sipas aktakuzës ishte përgatitur për muaj me radhë. Spahiu, 38 vjeç, u ekzekutua më 27 nëntor 2020 në Sint-Jans-Molenbeek. Ai konsiderohej rival i Gergelyt dhe i Mikael Qosja dhe u qëllua me nëntë plumba në shpinë dhe kokë.

Në paraqitjen përfundimtare, prokurorja Nathalie Franco e përshkroi të pandehurin si “trurin operacional” të komplotit.

“Ai ka një perceptim strategjik të caktuar më manipuluesin dhe më të rrezikshmin nga vëllezërit e tij, me mungesë totale empatie dhe mentalitet luftarak e kriminal”- tha ajo.

Sipas prokurores, Gergely është i kërkuar në Shqipëri për disa vepra të rënda penale, ndërsa në Belgjikë nuk ka precedentë penalë të mëparshëm. Avokati mbrojtës Cédric Vergauwen kundërshtoi kërkesën për burgim të përjetshëm, duke e cilësuar atë si një “dënim shembullor”.

“Sipas jush, duhet të jepet një shembull. Por dënimi duhet të jetë i nevojshëm, jo spektakolar, dhe mbi të gjitha i përshtatur për individin”, argumentoi ai.

Mbrojtja theksoi moshën e re të të pandehurit, 33 vjeç, mungesën e një dënimi penal në Belgjikë apo në Shqipëri, ku ai rezulton i kërkuar, por ende i pagjykuar, si dhe kontekstin familjar dhe historik. Sipas avokatit, Gergely është rritur në sfondin e një “hakmarrjeje të gjatë” dhe të një lufte klanesh me origjinë në Shqipëri.

“Burgim i përjetshëm do të thotë t’i mbyllim derën introspektimit”, deklaroi ai para jurisë.

Para pezullimit të seancës, vetë Gergely iu drejtua jurisë duke falënderuar anëtarët për kohën dhe vëmendjen. Ai kërkoi “mëshirë” në përcaktimin e dënimit, duke theksuar moshën e tij të re.

“Po kërkoj vetëm mëshirë”, u shpreh ai.

Franc Gergely ndodhet në paraburgim në Belgjikë që prej 29 dhjetorit 2023, kur u ekstradua nga Emiratet e Bashkuara Arabe. Ai ka shtetësi shqiptare. I lindur në vitin 1992 në Shqipëri, ai u largua nga vendi në moshën 16-vjeçare për të punuar në Itali dhe më pas u vendos në Dubai në vitin 2019. Sipas aktakuzës, ai ishte aktiv në trafikun e drogës dhe i përfshirë në një konflikt mes familjeve shqiptare.

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…