Reagon Ganja pasi i v(r)anë nipin në Angli: Jeta na goditi aty ku na dhemb më s’shumti

Një ngjarje e rëndë ka goditur familjen e këngëtares së njohur shqiptare Ganimete Abazi, e cila ka ndarë me publikun lajmin e trishtë për humbjen e nipit të saj 22-vjeçar, Lorik Abazi. I riu raportohet se ka ndërruar jetë pas një konflikti me thikë që ka ndodhur në Angli.

Artistja, e njohur për publikun edhe me emrin Ganja, ka reaguar përmes një postimi emocional në rrjetet sociale, ku ka shprehur dhimbjen e thellë për humbjen e të riut, duke theksuar se sa e padrejtë mund të jetë jeta në momentet më të papritura.

“Ahhh bre sa e vështirë me ta thënë lamtumirë, Loriku ynë’, ka shkruar ajo.

“Jeta po dijka shpeshherë të jetë e padrejtë dhe të godasë aty ku dhemb më së shumti. Pusho në paqe, nipi jem, shpirti jem, sepse ne do të jetojmë me dhimbjen për ty, me kujtimet dhe dashurinë që na dhe. Ahhh bre sa e vështirë me ta thënë lamtumirë, Loriku ynë”, ka shkruar Ganimete Abazi.

Detaje nga ngjarja

Sipas raportimeve të mediave britanike dhe informacioneve të publikuara nga BBC, lidhur me ngjarjen janë arrestuar dy vajza 25-vjeçare dhe një 28-vjeçar, të dyshuar për përfshirje në incident. Njëra prej vajzave është liruar më pas me kusht.

Po ashtu, autoritetet kanë ndaluar edhe dy të rinj 21-vjeçarë, të cilët janë gjetur me plagë të shkaktuara nga mjete prerëse. Sipas raportimeve, njëri prej tyre ndodhet në spital me dëmtime që mund të rrezikojnë jetën, ndërsa tjetri është marrë në paraburgim pasi ka marrë ndihmën mjekësore.

Rrethanat e plota të konfliktit mbeten ende të paqarta, ndërsa policia ka bërë thirrje për bashkëpunim nga qytetarët që mund të disponojnë informacione, pamje apo video që mund të ndihmojnë hetimet.

Related Posts

🍑⬇️ VlDE0 ME P0SHTE ⬇️🍑

⬇️⬇️ 𝐊𝐋𝐥𝐊𝟎 𝐅𝟎𝐓𝟎𝐍 𝐌𝐄 𝐏𝟎𝐒𝐇𝐓𝐄 𝐏𝐄𝐑 𝐏𝐀𝐌𝐉𝐄𝐓 𝐄𝐊𝐒𝐊𝐋𝐔𝐙𝐥𝐕𝐄⬇️⬇️

Braktisja e një këlyshi majmun që preku botën

Pamjet e filmuara në një kopsht zoologjik në Japoni, ku një këlysh majmuni i braktisur nga nëna shihet duke përqafuar një lodër në formë majmuni, janë bërë…

Tha “Gol” 7 muajsh, 1-vjeçari Theo “çmend” AC Milan

Në redaksinë e JOQ Albania ka mbërritur historia e veçantë e një vogëlushi që po fiton zemrat e ndjekësve në rrjetet sociale. Theo Haska, ende në një…

V(r)asja e Kevin Muharremit, si nisi sherri që u kthye në tr*gjedi mes dy shqiptarëve

Detaje të reja kanë dalë në dritë për vr asjen e 25-vjeçarit shqiptar Kevin Muharremi, ngjarje e ndodhur në Itali më 14 shkurt. I riu u qëllua…

Tmerr në stadium: Tr*nsgjinori hap zjarr në gjatë ndeshjes, v(r)et dy persona dhe veten

Një tragjedi e rëndë ka ndodhur në arenën e hokejit “Dennis M. Lynch” në Pawtucket, SHBA, ku të shtënat me armë gjatë një ndeshjeje për të rinj…

Horoskopi ditor, e mërkurë 18 shkurt 2026

Dashi Hëna do të jetë mjaft e favorshme dhe yjet do të kenë ndikim pozitiv. Edhe dashuria do të dhurojë emocione të bukura gjatë kësaj dite. Në…