Një tragjedi e rëndë ka ndodhur në arenën e hokejit “Dennis M. Lynch” në Pawtucket, SHBA, ku të shtënat me armë gjatë një ndeshjeje për të rinj lanë pas tre të vd ekur dhe disa të plagosur.
Autori i sulmit u identifikua si 56-vjeçari Robert Dorgan, një person transgjinor i cili hapi zjarr në ambientet ku po luante djali i tij, duke shkaktuar kaos dhe tmerr mes qindra prindërve dhe fëmijëve të pranishëm.
Nga ky sulm i përgjakshëm humbën jetën nëna e djalit hokeist dhe një tjetër anëtar i familjes, ndërsa tre persona të tjerë mbeten në gjendje kritike në spital.
Sipas dëshmitarëve, një prind tjetër ndërhyri heroikisht duke e çarmatosur autorin, por Dorgan nxori një armë të dytë dhe vrau veten përpara se policia të mbërrinte.
Hetimet e para tregojnë se bëhet fjalë për një sulm të planifikuar, i nxitur nga mosmarrëveshje të rënda familjare dhe një proces divorci që vijonte prej vitesh.
Vetëm një natë para ngjarjes, autori kishte postuar mesazhe kërcënuese në rrjetet sociale, ku paralajmëronte veprimet e tij dhe shprehte frustrim për çështje politike dhe të drejtave transgjinore.
Vajza e tij konfirmoi se ai vuante prej kohësh nga probleme të rënda të shëndetit mendor, duke e përshkruar si një person shumë të sëmurë.
Kjo ngjarje ka tronditur sërish opinionin publik, duke rindezur debatet mbi kontrollin e armëve dhe sigurinë në ambientet publike.
Në videon që po qarkullon në rrjet dëgjohen të shtënat, ndërsa lojtarët hidhen përtokë dhe prindërit vrapojnë të tmerruar drejt daljeve të emergjencës.
Ngjarja ka tronditur opinionin publik në SHBA, duke ardhur vetëm pak ditë pas një tjetër sulmi të rëndë me autor transgjinor në Kanada, çka ka rindezur debatin mbi armët, shëndetin mendor dhe tensionet sociale.
Pamjet nga arena tregojnë qartë momentet e panikut: krisma armësh, britma dhe njerëz që vrapojnë për të shpëtuar jetën.