17-vjeçarja në luftë me vd*kjen, nëna apel prekës shqiptarëve: Më ndihmoni ta shpëtoj vajzën!

KLIKO PER TE DHURUAR

Në moshën kur duhet të ëndërrojë për shkollën, të ardhmen dhe jetën përpara, Genta Krasniqi, një vajzë vetëm 17-vjeçe nga Prizreni, po përballet me një betejë të rëndë për jetën. Ajo vuan nga një tumor në kokë dhe prej tre javësh ndodhet e shtruar në spitalin Memorial Hospital në Turqi, larg shtëpisë dhe familjarëve të saj.

Nëna e Gentës i është drejtuar publikut me një apel prekës për ndihmë, duke kërkuar solidaritet nga shqiptarët kudo që ndodhen.

“Përshëndetje. Unë jam nëna e Gentës, e vajzës 17 vjeçare nga Prizreni, e cila vuan nga një sëmundje e rëndë. Ju kisha lut të gjithë shqiptarëve të më ndihmoni ta shëroj vajzën time e të kthehet në shtëpi te familja e vet”, shprehet ajo në video.

Prej tri javësh, Genta dhe nëna e saj po qëndrojnë në Turqi, duke pritur që trajtimi të përfundojë me sukses. Por për të dalë nga spitali dhe për ta mbyllur plotësisht procesin e trajtimit nevojiten edhe 15 mijë euro, një shumë e papërballueshme për familjen.

Nëna e saj, e vetme me fëmijët, nuk ka mundësi financiare për ta siguruar këtë shumë. Sot, ajo gjendet mes dhimbjes së një nëne që sheh vajzën të luftojë me sëmundjen dhe pamundësisë për të përballuar kostot e trajtimit.

Çdo kontribut, sado i vogël, mund të bëjë diferencën dhe ta afrojë Gentën një hap më pranë shërimit dhe kthimit në shtëpi.

Të dhënat për ndihmë:

Banka: TEB Sh.A – Prishtinë, Kosovë SWIFT: TEBKXKPR Emri: Arlinda Krasniqi IBAN: XK05 2028 0002194423 87

Numrat kontakti:

Ardijan Krasniqi: +383 43 917 024 Arlinda Krasniqi: +383 45 492 363

Sot, Genta ka nevojë për solidaritetin e të gjithëve. Një shpërndarje, një kontribut apo edhe një mesazh mbështetjeje mund të jetë një rreze shprese për këtë familje që po kalon ditët më të vështira.

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…