SPAK siguron 10 vite b*rg Erion Veliajt? Cfare i tha gruas në telefon me telefonin e policit

SPAK akuzë të re Erion Veliajt, pasi përdori telefonin policit. Si u përgjua në bisedë me gruan

SPAK i ka komunikuar kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj se po hetohet dhe për një akuzë të re. Atë të futjes dhe mbajtjes së sendeve të palejuara në burg.

“Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim, të cilat, sipas legjislacionit në fuqi, janë të ndaluara, dënohet me burgim nga një deri në tre vjet.

Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim, më shumë se një herë ose nga personi që ka për detyrë ruajtjen dhe sigurinë fizike ose që për shkak të detyrës ose profesionit ka të drejtë të hyjë në institucione burgimi, dënohet me burgim nga pesë deri në dhjetë vjet.””, parashikon neni 324 i Kodit Penal.

Cfarë ka ndodhur në rastin e z.Veliaj? Kur toga e policisë së burgjeve po e shoqëronte nga paraburgimi i Durrësit për në Gjykatën e Apelit të Posacëm, kryebashkiaku ka përdorur telefonin e një prej punonjësve të policisë. Ai ka kryer telefonata, një prej të cilave me bashkëshorten e tij Ajola Xoxa, telefonatë e cila është përgjuar për shkak se numri i saj ishtë në përgjim.

Para hetuesve të BKH-së polici e ka pranuar se Veliaj ka përdorur telefonin e tij, pasi është vënë para fakteve të pakundërshtueshme. Ndaj për këtë episod ndaj Veliaj është ngritur akuza e re. Ai po hetohej ndërkohë për korrupsion e pastrim parash.

Related Posts

‘Një vend i vogël dhe djallëzor në Evropë, që bashkëpunon me Amerikën’! Lufta e panjohur mes Tiranës dhe Tehranit

“Ekziston një vend i vogël dhe djallëzor në Evropë, ku amerikanët po bashkëpunojnë me tradhtarët iranianë, duke komplotuar kundër Republikës Islamike.” Deklarata i përket udhëheqësit suprem të…

Moti i keq mbërthen rajonin! Rikthehet dimri në Ballkan

Situata meteorologjike në Ballkan mbetet e vështirë pas stuhive të fundit që kanë prekur Kroacinë, Bosnjën dhe Hercegovinën, Serbinë dhe Malin e Zi. Ja përmbledhja e situatës:…

100 ditë në ‘Big Brother VIP Albania 5’, Selin Bollati zbulon momentin që do të fshinte nga loja

Pas 100 ditësh nga nisja e Big Brother VIP Albania 5, banorët e shtëpisë më të famshme në vend janë përballur me pyetje reflektuese mbi rrugëtimin e…

Ribashkim pas tensioneve, Gjesti dhe DJ Gimbo shfaqen sërish bashkë

Dy miq të njohur për publikun, Gjesti dhe DJ Gimbo, janë shfaqur sërish bashkë, duke lënë pas mosmarrëveshjet e mëparshme. Ribashkimi i tyre vjen pas eksperiencës në…

Horoskopi ditor, e hënë 30 mars 2026

Dashi Në gjysmën e parë të ditës ka shumë të ngjarë që të fokusoheni në problemet që do t’iu shqetësojnë. Në varësi se si ka qenë dita…

Lajm i madh për emigrantët shqiptarë! Kryeministri jep premtimin e bujshëm për të gjithë

Ky është një version i zgjeruar dhe i analizuar i lajmit, i përshtatshëm për audiencën shqiptare, duke përfshirë edhe impaktin që këto masa kanë për emigrantët tanë…