Viti i Ri Kinez ka trokitur dje dhe e gjithë popullsia kineze ka nisur festimet për Vitin e Ri kinez 2026.
Ndryshe nga pjesa e tjetër e globit që e feston ardhjen e Vitit të Ri mes datës 31 dhjetor dhe 1 janar, Viti i Ri kinez takon në data të ndryshme çdo vit, pasi bazohet në kalendarin hënor.
Viti 2026 është Kalit të Zjarrit që konçidon njëherë në 60 vit!
Ky kombinim i rrallë i ciklit 60-vjeçar nënkupton energji intensive, pasion, liri dhe transformim të shpejtë.
Drejtorja Ekzekutive e Shoqatës Kulturore ALB-China, Burbuqe Spahiu Lukaçevic, ishte e ftuar në emisionin “Rudina”, në Tv Klan, ku dhe dha parashikimin e horoskopit kinez.
Kali (1942, 1954, 1966, 1978, 1990, 2002, 2014, 2026)
Energji pozitive, liri, transformim të shpejtë. Duke qenë se është viti i tyre i lindjes, personat që i përkasin shenjës, për këta do të jetë shumë optimistë. Duhet të jeni shumë të kujdesshëm në detaje, për të shmangur keqkuptimet. Të jeni të hapur me familjen dhe miqtë. Të jeni paqesorë dhe duhet të punoni pa u lodhur. Këshillë: do të keni ndryshime në punë dhe në financa. përgatituni për të përballuar disa vështirësi financiare. Numrat me fat: 2,3,7. Ngjyrat me fat: e verdha dhe jeshilja.
Miu (1936, 1948, 1960, 1972, 1984, 1996, 2008, 2020)
Viti i Kalit të Zjarrit do të jetë plot sfida për shenjën e Miut. Do të ketë ndryshime të mëdha në çdo aspekt. Ndryshimi ka anën pozitive, për shembull, blerja e një makine ose të një prone. Shmagni aktivitetet dhe lodhjen e tepërt. Tregoni kujdes me financat dhe rreziqet e pajustifikuara. Numrat me fat: 2,3. Ngjyrat me fat: blu, gold dhe jeshile.
Bualli (1937, 1949, 1961, 1973, 1985, 1997, 2009, 2021)
Duke pasur natyrë të ndershme, personat e kësaj shenjeje njihen për zell, besueshmëri, forcë dhe vendosmëri. Ky vit do të jetë mjaft sfidues. Duhet të jeni të kujdesshëm me marrëdhëniet me njërëzit, të shmangni debatet me miqtë ose kolegët. Lajmi i mirë është se prania e yjeve fatsjellëse do ju ndihmojë të ktheni për mirë fatin dhe rreziqet në siguri. Njerëzit e shenjës së Buallit shpesh gëzojnë sukses të madh. Jeni të sinqertë, punoni me detaje, por mos hyni garant për paratë e të tjerëve. Numrat me fat: 1 dhe 4. Ngjyrat me fat: e bardhë, e verdhë dhe jeshile.
Tigri (1938, 1950, 1962, 1974, 1986, 1998, 2010, 2022)
Ky vit është mjaft i mirë për shkak të harmonisë me shenjën e Kalit. Në përgjithësi do të ketë një fat të mbarë, por duhet vigjilencë! Të mendoni mirë për veprimet që merrni dhe të mos merrni punët me lehtësi. Kujdes nga njerëz që punojnë pas shpine, nga ata me dy fytyra. Karriera do të lulëzojë falë hapësirave në vendimmarrje për të arritur performancën më të mirë. Ndikimi juaj do të rritet, do të shfrytëzoni mundësinë e rritjes në detyrë, si dhe atë të pagës. Në vitin 2026 do të keni rritje të sharmit, duke u lejuar të takoni shpirtin binjak. Energjia do vijë duke u rritur, bëni not, palestër, si dhe ushqehuni shëndetshëm. Të ardhurat do të jenë të mira, por mos blini shumë online. Beqarët duhet të shfrytëzojnë mundësinë për dashuri ndërsa të martuarit të ruhen nga ndërhyrjet e palëve të treta.
Lepuri (1939, 1951, 1963, 1975, 1987, 1999, 2011, 2023)
Personat e shenjës së Lepurit janë të butë, të qetë, elegantë, vigjilentë, të shpejtë, të aftë, të sjellshëm dhe shumë të përgjegjshëm. Një vit shumë pozitiv, gjërat do u ecin mbarë pa pengesa të mëdha. Për këtë arsye, duhet të shfrytëzoni energjinë pozitive të yjeve për të realizuar ndryshimet e mëdha. Megjithatë, duhet të jeni me këmbë në tokë. Të martuarit mund të kenë gëzimin e shtimit me një anëtar të ri në familje. Nuk duhet të silleni me arrogancë, xhentilesa është arma juaj më e fortë. Këshillë: jini të kujdesshëm si në punë ashtu edhe në çështjet që kanë të bëjnë me shëndetin. Bëni ecje në natyrë dhe mos e teproni me jetën e natës. Numrat me fat: 3, 4 dhe 6. Ngjyrat me fat: e kuqja, rozë, lejla dhe blu.
Dragoi (1940, 1952, 1964, 1976, 1988, 2000, 2012, 2024)
Personat e shenjës Dragoi janë të guximshëm e të vendosur në jetën e përditshme. Do të shikoni ecuri pozitive në jetën tuaj dhe do të keni një perspektivë premtuese financiare. Është thelbësore të kujdeseni për veten, më shumë sport, dietë të ekuilibruar. Duhet të jeni vigjilent me shëndetin tuaj dhe të familjes. Sa i përket anës financiare, viti është i shkëlqyer falë ndihmës së personave fisnikë. Por, mos shpenzoni pa fre. Yjet ju këshillojnë të ruani qetësinë në çdo situatë.
Gjarpri (1941, 1953, 1965, 1977, 1989, 2001, 2013, 2025)
Fat i madh në karrierë, talenti juaj do të vihet re nga eprorët dhe do të keni mundësi promovimi. Megjithatë, jeni modestë dhe me profil të ulët, për të shmangur xhelozinë e kolegëve. Fati në dashuri nuk do të jetë shumë i favorshëm. Beqarët kanë pak gjasa për të gjetur partnerë. Mos kërkoni të pasuroheni brenda natës pasi mund të keni humbje të mëdha. Kujdesuni për shëndetin. Numrat me fat: 2, 8 dhe 9. Ngjyrat me fat: kuqe dhe e verdhë.
Dhia (1943, 1955, 1967, 1979, 1991, 2003, 2015)
Një vit i mrekullueshëm, që premton shumë. Jeni në harmoni të plotë me vitin e Kalit. Fati i mirë do ju ndjekë mirë në çdo hap veçanërisht në muajin shkurt, maj dhe tetor. Kjo është koha për të bërë hapa të mëdhenj në karrierë dhe në financa. Duhet të shfrytëzoni në maksimum këtë mundësi, që u vjen shumë rrallë për të realizuar arritjet e mëdha. Këshillë: jini më me vetëbesim dhe kurajozë, mos hezitoni të përfitoni nga mundësitë që ju vijnë. Vetëm kështu mund të merrni surpriza dhe lajme të mira. Numrat me fat: 2 dhe 7. Ngjyrat me fat: kafe, kuqe dhe lejla.
Majmuni (1944, 1956, 1968, 1980, 1992, 2004, 2016)
Fati mund të vijë paksa në rënie për shkak të ndikimit të dy yjeve të pafavorshëm. Në punë do ju duhet të mbështeteni vetëm tek vetja, të punoni me këmbëngulje dhe jo të ankoheni apo të fajësoni të tjerët. Megjithatë, një yll fatsjellës do ju ndihmojë në fushën e studimeve. Beqarët kanë shanse të mëdha për lidhje, por të martuarit duhet të ruhen nga tundimet. Respektoni ligjin për të shmangur problemet. Numrat me fat: 4 dhe 9. Ngjyrat me fat: e bardhë, blu dhe gold.
Gjeli (1945, 1957, 1969, 1981, 1993, 2005, 2017)
Jeni pozitivë dhe ambiciozë, me një ndjenë të fortë besimi. Një vit shumë i mirë për të lindurit në shenjën e Gjelit. Do të jeni të bekuar, pasi në çdo gjë që bëni do keni ndihmën dhe mbështetjen e njerëzve të çmuar dhe fisnikë. Nëse keni një punë të qëndrueshme do të keni mundësi të shkëlqyera promovimi, por duhet të rrini larg njerëzve dashakeq e të mos bini preh e thashethemeve. Në aspektin financiar, të ardhurat do të rriten, por kujdes në investimet e rrezikshme. Jeni sharmantë, elegantë dhe çdo njeri që ju takon është me fat. Sa i përket ndjenjave, është gjithashtu një periudhë e shkëlqyer falë ndikimit të yllit të dashurisë. Numrat me fat: 5, 7 dhe 8. Ngjyrat me fat: gold, kafe dhe e verdhë.
Qeni (1946, 1958, 1970. 1982, 1994, 2006, 2018)
Karriera do të jetë e qëndrueshme, me mundësi të mira që lindin në punë. Bashkëpunimet do të jenë të qeta dhe të këndshme. Do ju duhet të udhëtoni shpesh për punë, prandaj do duhet të rritet vetëdija për sigurinë dhe t’i jepet rëndësi mirëqenies fizike. Vini sigurinë tuaj në plan të parë, edhe pse do keni disa pengesa të vogla, viti në tërëzi premton sukses dhe frymëzim. Numrat me fat: 3, 4 dhe 9. Ngjyrat me fat: e kuqe, jeshile dhe lejlaja.
Derri (1947, 1959, 1971, 1983, 1995, 2007, 2019)
Pas një viti të vështirë, fati juaj do të përmirësohet ndjeshëm. Njerëz të çmuar dhe fisnikë do ju gjenden pranë dhe do ju ndihmojnë në karrierë. Megjithatë, do ta keni të vështirë të kurseni para për shkak të disa humbjeve të vogla e të papritura. Kujdesuni për shëndetin e të moshuarve në familje. Sa i përket ndjenjave, të martuarit do të kenë lidhje relativisht të qëndrueshme dhe të mos shqetësohen për ndonjë keqkuptim. Sa për beqarët, ky vit do të jetë shumë premtues. Numrat me fat: 2, 5 dhe 8. Ngjyrat me fat: e verdhë, gri, kafe dhe goldi,