Drejtoria e policisë rrugore: Paguani gjobat e makinave, ndryshe makina bllokohet!

Drejtoria e Policisë Rrugore sqaron:

Monitorim intensiv i qarkullimit, për parandalimin e aksidenteve dhe për evidentimin e automjeteve me masa administrative të palikuiduara.

Gjatë muajve janar dhe shkurt, janë likuiduar mbi 16 000 masa administrative të prapambetura.

Gjithashtu, janë konstatuar dhe ndaluar 623 automjete të shpallura alert nga Policia Rrugore.

Njësia Operacionale për Sigurinë Rrugore në Drejtorinë e Policisë Rrugore, në kuadër të rritjes së parametrave të sigurisë në qarkullim dhe forcimit të zbatimit të ligjit, ka intensifikuar monitorimet dhe kontrollet në akset rrugore dhe në qendrat urbane, duke përdorur, krahas pajisjeve inteligjente shpejtësimatëse, edhe pajisjen Scout.

Nëpërmjet kësaj pajisjeje realizohet monitorimi i vazhdueshëm i qarkullimit, me qëllim evidentimin e automjeteve debitore që qarkullojnë pa likuiduar masat administrative (gjobat), si dhe automjeteve të shpallura alert.

Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të verifikojnë dhe të likuidojnë detyrimet e papaguara, pasi kontrollet do të vijojnë në të gjithë territorin dhe ndaj shkelësve do të merren masat administrative të parashikuara nga legjislacioni në fuqi.

Related Posts

Jetonte si “fantazmë” në Romë, si u arrestua vëllai bos i deputetes së PD-së dhe pse italianët e krahasojnë me “gjakatarin” më të rrezikshëm të mafias ndërkombëtare

Një operacion i policisë italiane në Romë çoi në arrestimin e 27-vjeçarit Markelian Hoti, vëllait të deputetes Elda Hoti, i cili sipas mediave italiane dyshohet si pjesë…

Bëhuni gati, të premten moti çm*ndet! IGJEUM jep lajmin e keq

Instituti i Gjeoshkencave në një parashikim të situatës metereologjike ka bërë me dije se ditën e nesërme priten reshje mesatare, të shoqëruara më shtrëngata, në qarqet Shkodër…

Fshihen gjobat dhe kamatëvonesat për kontributet, ISSH ka një njoftim të rendësishëm për fermerët

Instituti i Sigurimeve Shoqërore u ka bërë thirrje të gjithë fermerëve dhe të vetëpunësuarve në bujqësi të paraqiten pranë zyrave të sigurimeve në zonën ku banojnë për…

Drejtoria e policisë rrugore: Paguani gjobat e makinave, ndryshe makina bllokohet!

Drejtoria e Policisë Rrugore sqaron: Monitorim intensiv i qarkullimit, për parandalimin e aksidenteve dhe për evidentimin e automjeteve me masa administrative të palikuiduara. Gjatë muajve janar dhe…

Dash*orja i shkonte babait ne burg! Vajza në lot te Arditi: Ja çfarë i bëri babi që

Ornela vjen në “Ka Një Mesazh Për Ty” për të treguar historinë e nënës së saj, por që ndërthuret fort me jetën e vetë protagonistes. Ajo nis…

Një kthèsë qîellòre më 26 Shkùrt – A je nè mesîn e 3 shènjáve që prèken më fòrt nga Mèrkùri?

Tre shenja që pritet të ndiejnë më fort ndikimin e Mërkurit në prapavijë më 26 shkurt Më 26 shkurt nis një periudhë astrologjike që pritet të trazojë…