I vëllai iu arrestua si bos k*kaine në Itali, deputetja Elda Hoti ndërmerr një VENDIM të papritur për shqiptarët

Një ditë më parë në mediat shqiptare, por jo vetëm, bëri bujë arrestimi i “fantazmës”, vëllait të deputetes së Partisë Demokratike, Elda Hotit. Markelian Hoti, vetëm 27-vjeç u prangos në një apartament në Romë, aty ku dhe po qëndronte në “hije” së bashku me të dashurën e tij.

Arrestimi i tij ka rikthyer vëmendjen te një hetim që ka nisur në Belgjikë dhe është shtrirë në disa shtete të Europës. Sipas autoriteteve belge, i riu shqiptar dyshohet se luajtur rol kyç në një organizatë të specializuar në trafikun e kokainës nga Amerika e Jugut drejt Europës, madje ai është cilësuar edhe si “koka” e këtij grupi.

Lidhur me këtë arrestim të bujshëm, shqiptarët kanë pritur dhe një reagim nga deputetja të cilën e kanë zgjedhur me votë. Por, Elda Hoti ka vendosur që “t’i largohet” shpjegimeve, madje ajo u ka hequr mundësinë ndjekësve të saj nëpër rrjetet sociale edhe për të komentuar.

Demokratja ka vendosur që të bllokojë të gjitha komentet, me qëllim që askush mos i komentojë sa i përket kësaj ngjarje.

Markelian Hoti u arrestua një ditë më parë nga autoritetet italiane. Pas disa muajsh kërkime, gjurmët e tij çuan në Itali. Hetimi u finalizua nga Skuadra “Flying” e Policisë së Shtetit në Romë, e drejtuar nga Roberto Pititto. Hoti u lokalizua në një apartament B&B në rrugën Via Giovanni Cicali, në periferi lindore të kryeqytetit italian, ku qëndronte së bashku me të dashurën e tij.

Sipas mediave italiane, ai kishte arritur të jetonte si një “fantazmë”, pasi pronari i strukturës akomoduese nuk kishte regjistruar të dhënat e tij në portalin policor “Alloggiati Ëeb”, sistem që përdoret për njoftimin e autoriteteve mbi identitetin e personave që akomodohen në struktura turistike. Ky mosregjistrim e kishte bërë praktikisht të padukshëm për kontrollin e zakonshëm policor.

Pasi u konfirmua identiteti i tij, oficerët e shoqëruan menjëherë në burg, ku do të qëndrojë në dispozicion të autoriteteve gjyqësore italiane deri në përfundimin e procedurave të ekstradimit drejt Belgjikës

Related Posts

Nga surprizat te ndryshimet e mëdha! Çfarë sjell java më e rëndësishme e vitit për secilën shenjë

Java që sapo ka nisur pritet të jetë ndër më të rëndësishmet e vitit për të 12 shenjat e horoskopit. E ftuar në emisionin “Shije Shtëpie” në…

E TMERRSHME! Një tjetër v*ktimë në vend nga fot*ksina/ Burri i jep fund jetës pasi konsumoi…

Një 62-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e konsumimit të fotoksinës. Edhe pse të ndjerit iu dha ndihma mjekësore, sërish nuk ka arritur dot të mbijetonte. “Më…

‘Je i martuar…’ Miri bënë VEPRIMIN E ‘TURPSHEM’ ndaj Selin, plasin KOMENTET në rrjet

Raporti mes Mirit dhe Selinës vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes, këtë herë jo për debate, por për një gjest që ka revoltuar ndjekësit. Dyshja, e…

Horoskopi ditor, e premte 20 shkurt 2026

Dashi Ndjenjat do të jenë mjaft të favorizuara në sajë të ndikimit të Venusit në shenjë. Gjatë periudhës së fundit ka ndodhur diçka negative, të cilën nuk…

“Kush është kjo femër që i qendron pranë këtij njeriu”- Bashkëshortja e Rogertit flet për herë të parë për lojën e tij

Për herë të parë që nga nisja e rrugëtimit të Rogertit në “Big Brother VIP Albania”, bashkëshortja e tij ka folur publikisht në një intervistë ekskluzive për…

Ç’po ndodh këtë sezon? Selin godet *sërish* fizikisht Rogertin, pritet zarf i zi (Video)

Tensionet mes Selinës dhe Rogertit jo vetëm që nuk janë shuar, por kanë eskaluar sërish në përplasje fizike, duke bërë që banorët dhe publiku të presin masa…