Ditët e fundit bota e showbiz-it ka zier nga aludimet dhe lajmet që qarkullojnë në rrjet lidhur me një lidhje të re të mundshme të Sara Hoxhës. Mes gjithë kësaj zhurme mediatike dhe kureshtjes së publikut, një reagim ka tërhequr vëmendjen, ai i moderatorit Ledion Liço.
Ledioni ka ndarë një postim në llogarinë e tij në Instagram, i cili është interpretuar menjëherë nga ndjekësit si një mesazh i koduar lidhur me situatën dhe zërat që qarkullojnë. Në foton e publikuar, ku moderatori shfaqet i shtrirë në një divan të bardhë dhe me një shikim të mendueshëm, ai ka zgjedhur një shkrim me tone të thella filozofike.
“Nuk ke nevojë të dalësh nga dhoma jote. Qëndro ulur në tryezën tënde dhe dëgjo… thjesht prit. Bëhu i qetë, i palëvizshëm dhe i vetmuar. Bota do të të ofrohet lirisht për t’u demaskuar… Do të rrokulliset në ekstazë në këmbët e tua,” – shkruhet në mbishkrimin e postimit të tij.

Ky status i veçantë është parë si një qëndrim i tij për të zgjedhur heshtjen dhe vëzhgimin, duke lënë të kuptohet se e vërteta e gjërave, apo “demaskimi” i situatave, vjen natyrshëm me kalimin e kohës pa pasur nevojë për reagime të nxituara.