Nga vendi/ Aks*dent i rëndë, 6 të lënduar – mes tyre një fëmijë në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë automobilistik është regjistruar pasditen e sotme në Mitrovicë, ku si pasojë kanë mbetur të lënduar gjashtë persona, mes tyre edhe një fëmijë 7-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:55. Sipas zëdhënësit të spitalit, Shpend Fazliu, pesë nga të lënduarit po marrin trajtim në Spitali i Përgjithshëm i Mitrovicës.

Ndërsa fëmija 7-vjeçar, për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore, është transferuar për trajtim më të specializuar në Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK). Zëdhënësi i policisë për Mitrovicën e jugut, Avni Zahiti tha: “Rreth orës 16:30, në rrugën nacionale Mitrovicë–Prishtinë, në segmentin rrugor në fshatin Kçiq, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime.

Në aksident janë përfshirë dy vetura, ku si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar disa persona.

Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa njësitet përkatëse policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë rrethanat e aksidentit.”, tha Zahiti.

Zëdhënësi i Spitalit të Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë, Shpend Fazliu, ka thënë se një fëmijë i lindur në vitin 2019, është transferuar për trajtim në QKUK.

“Pesë persona po vazhdojnë trajtimin në spital, ndërsa një fëmijë i lindur në vitin 2019, në gjendje më të rënduar, është transferuar për trajtim të mëtejshëm në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Për pesë të tjerët po kryhen ekzaminimet diagnostike dhe trajtimet e nevojshme nga stafi i Emergjencës,” tha Fazliu.

Deri më tani nuk janë bërë të ditura shkaqet e aksidentit, ndërsa autoritetet pritet të japin detaje shtesë pas përfundimit të hetimeve.

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…