Provokimi i Edi Ramës me Jack Smith, si një fjalim shumë shqiptar

Nga Mero Baze

Është shumë e vështirë që në një minutë t’i tërheqësh vëmendjen Presidentit të SHBA-së, nëse nuk flet për një hall të ngjashëm me ato që ka ai. Dhe e vetmja gjë që kishte fjalimi i Edi Ramës, përtej Bordit të Paqes, ishte t’i kujtonte Donald Trump se ai dhe shqiptarët në Kosovë kanë një “armik” të përbashkët që është prokurori Jack Smith.

Duke i kujtuar se Hashim Thaçi u arrestua duke ardhur për te zyra juaj, ai u përpoq ta bënte edhe më personal për Trump-in fatin e Hashim Thaçit. Dhe, në një farë mënyre, arriti ta provokonte atë. Tek skena kur Rama dhe Osmani flasin me të pas nënshkrimit, biseda ka qenë rreth rolit të Jack Smith-it.

Nuk jam i sigurt nëse kjo e ndihmon apo e vështirëson pozitën e Hashim Thaçit në Hagë, por tani që prokuroria e ka mbaruar punën e vet dhe fjalën e ka gjykata, e vetmja shpresë është që të kthej vëmendjen e politikës amerikane ndaj asaj që po ndodh në Hagë.

Në këtë pikë, fjalimi i Edi Ramës ishte shumë shqiptar në të gjitha aspektet.

Ishte shqiptar për nga stili i personalizimit të çështjeve ndërkombëtare dhe i vendosjes së fatit të shqiptarëve dhe fatit të politikanit më të fuqishëm të botës në një peshore.

Ishte shqiptar sa i përket tinëzisë për ta provokuar Presidentin e SHBA-së dhe për ta sfiduar në fjalimin e tij duke i treguar një armik të përbashkët.

Dhe po ashtu ishte shqiptar edhe nga qëllimi për të ndihmuar katër politikanë të rëndësishëm të Kosovës që kanë udhëhequr luftën e saj për liri.

Herën e parë, në vitin 2018, kur Donald Trump shkoi në Samitin e Mynihut dhe provokoi prishjen e NATO-s nëse evropianët nuk paguanin kontributet e tyre sipas përqindjeve, ka pasur një episod interesant. Në mbrëmjen informale një natë më parë, gjatë njohjes me kryeministrat e vendeve anëtare të NATO-s, ai u tregoi atyre historinë e takimit me Kim Jong-un dhe bezdinë me protokollet amerikane dhe koreano-veriore për t’u takuar në vijën kufitare.

Më pas tregoi një detaj: se si u bezdis nga protokolli dhe, para se t’i jepte dorën Kim Jong-un, filloi të vërshëllente një këngë të Elton John-it, “Rocket Man”. Pas disa sekondash, tregoi se edhe Kim Jong-un filloi të ndiqte ritmin e këngës, duke zhbërë protokollin e rreptë koreano-verior.

Pasi salla reagoi me humor, Edi Rama i kishte treguar se vendi i tij kishte qenë si Koreja e Veriut, ku ndalohej të dëgjohej Elton John.

Presidenti Trump e priti me habi këtë fakt dhe gjatë gjithë samitit të dytë e identifikonte Edi Ramën si “ai i Elton John-it”. Madje edhe kur lavdëroi Shqipërinë që kishte paguar 1.8% të buxhetit për NATO dhe pyeti “kush është Albania”, u “kujtua” që ishte ai i Elton John-it.

Tani Presidenti Trump, nëse dikush i flet për Shqipërinë dhe Edi Ramën, ka gjasa ta identifikojë atë me Kosovën dhe Jack Smith. Nuk është ndonjë lajm shumë i lumtur për Edi Ramën, pasi kjo mund t’i hapë telashe me shumë lobe të tjera anti-Trump në botë, madje edhe te miqtë e tij demokratë në SHBA, por është një gjë e mirë për gjyqin e katër udhëheqësve të Kosovës në Hagë. Të paktën, nëse dënohen, të mos dënohen edhe në emër të SHBA-së.

Related Posts

Çfarë diskutuan, Donald Trump, Rama dhe Vjosa Osmani? Ja detajet e takimit të sotëm

përfunduar takimi i zhvulluar në Uashington për Bordin e Paqes, pasi presidenti Trump nënëshkroi, bashkë me Shqipërinë dhe Kosovën që ishin mes 50 shteteve që firmosën sot…

Dy SHENJAT e horoskopit me më shumë FAT për ditën e nesërme: E premte 20 shkurt 2026!

Shenja e parë me më shumë fat për ditën e nesërme e premte, 20 shkurt 2026, është Dashi: Hëna është në shenjën tuaj të zodiakut sot dhe…

Apartamente dhe toka/ Prokuroria sekuestron pasuritë e armikut të betuar të Aldo Bares (EMRI)

Gjykata e Fierit me kërkesë të Prokurorisë, ka sekuestruar pasuritë e Saimir Taullaut dhe familjarëve të tij. Saimir Taullau njihet si kundërshtar i përbetuar i Aldo Bares,…

Paratë po vërshojnë për 4 shenja zodiakale – Shiko nëse je në listën e fatlumëve që bëjnë kërcimin financiar!

Sipas analizës astrologjike, katër shenja do ta ndiejnë më fort favorin e fatit dhe do të shohin ndryshime konkrete në financat e tyre. Ditët në vijim sjellin…

EMRI/ Kush është djali shqiptar që u kap sa doli nga avioni i nisur nga Tirana dhe pamjet e “veprave”(Video)

Policia e Shtetit arrestoi një shtetas shqiptar që besohet të jetë përgjegjës për vjedhje të shumta banesash të kryera në Ravenna midis viteve 2021 dhe 2024. I…

Gjesti i dërgon mesazh mbështetje DJ Gimbos në “Big Brother VIP Albania”

Fituesi i edicionit të kaluar të Big Brother VIP Albania, Gjesti, i ka dërguar një mesazh publik dhe mbështetës shokut të tij të ngushtë, DJ Gimbo, i…