Fituesi i edicionit të kaluar të Big Brother VIP Albania, Gjesti, i ka dërguar një mesazh publik dhe mbështetës shokut të tij të ngushtë, DJ Gimbo, i cili aktualisht është pjesë e sezonit të katërt të formatit.
Përmes lojës “Big Love”, Gjesti e inkurajoi Gimbon që të jetë vetvetja dhe të mos lejojë askënd të ndikojë tek ai brenda shtëpisë:
“Kqyre bab direkt pa rrotulla, krejt jeni të mirë e të bukur, e tonat mashalla, po veç një yll po mungon aty e ai je ti. Qite veten qysh je, shprehu, kallxoju krejtve çfarë zemre ki. Ndaq me i fitu zemrat e tjerëve, ajo është ma e rëndësishme. Se për çmim e kemi fitu njëherë. Kshtu që mos ia lsho rrugën kurrkujt, se s’ka mëshirë kërkush për ty. Të pres jashtë, është koha jonë, se boll u bo mo.”
DJ Gimbo e priti mesazhin me emocion, duke e falënderuar publikisht përpara kamerave. Banorët e tjerë e duartrokitën gestin e Gjestit, ndërsa Rogerti iu drejtua Gimbos duke i këshilluar të kuptojë thelbin e mesazhit që kishte marrë.