Përjashtohet Kristi, shpërthen Erik Lloshi ndaj produksionit të BBVA

Përjashtimi i papritur i Kristit nga shtëpia e “Big Brother VIP Albania” ka shkaktuar një valë reagimesh, por ai që ka tërhequr më shumë vëmendje është “shpërthimi” i ish-banorit të këtij sezoni, këngëtarit Erik Lloshi. Përmes një postimi në llogarinë e tij në Instagram, Eriku nuk i ka kursyer “kunjat” dhe akuzat e forta drejt produksionit, duke vënë në dukje atë që ai e konsideron si një padrejtësi dhe pabarazi të madhe në vlerësimin e artistëve.

Ndërsa ka ripostuar njoftimin zyrtar të përjashtimit të Kristit, Eriku e ka nisur reagimin me një ironi: “A thua përfundimisht??”. Më pas, ai ka zbrazur dufin për faktin se Kristit iu dha hapësirë absolute të promovonte këngën e tij, madje duke arritur të realizonte edhe një projekt të dytë brenda mureve të shtëpisë.

Nga ana tjetër, sipas Erikut, këngët e tij jo vetëm që nuk u promovuan në spektaklet “Prime”, por as nuk u vendosën si sfond muzikor gjatë ditës në shtëpi.

“Në rregull është Kristi, një bajame tjetër e bëri. Ne që kemi nga 20 vjet skenave dhe i rritur në Top Channel, as këngën te shtëpia s’e vënë, se për ta prezantuar në Prime s’bëhet fjalë,” – ka shkruar Eriku i revoltuar.

Ky reagim tregon një zhgënjim të thellë të këngëtarit, i cili ndihet i anashkaluar pavarësisht karrierës së tij 20-vjeçare, përballë hapësirës që produksioni u ofron personazheve që sapo kanë nisur të eksperimentojnë me muzikën.

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…