Kreu i PD-së Sali Berisha shkoi në selinë blu teksa protesta po vijonte në sheshin përpara parlamentit. Ai prezantoi para mediave një grua që siç thanë ata, është goditur në kokë me plumb gome, gjatë kohës që Berisha po mbante fjalim para kryeministrisë. Senada Mehmeti tregon se u godit pa mbaruar ende fjalimi, mesa duket nga tarraca e kryeministrisë.
Berisha: Protestuesit më paqësorë. Këta po kalojnë çdo vijë të kuqe. Do marrin ndëshkim shembullor,.
Senada Mehmeti: Pa mbaruar fjalimi,. Kam qenë në reshtin e parë. U godita nga tarraca e kryeministrisë ndoshta. Nga andej ka ardhur goditja.
Berisha: Vazhdon protesta. Nuk mbyllet. Kjo protestë shënon një stad krejt tjetër të protestave tona. Këta që gjuajnë protestuesit paqësorë do përballen me ndëshkime.