I ngacmoi gruan, i shkonte tek marketi dhe! Autori mori gruan me vete!

Ngacmimi i gruas së autorit Gazmend Buçpapa, nga Egli Pashollari dyshohet se është bërë shkak për vrasjen me thikë të 31-vjeçarit pasditen e të premtes në rrugën “Kongresi i Lushnjes” në Tiranë.

Sipas gazetares Xhensila Kodra, bashkëshortja e Buçpapës, e cila punon shitëse në një market në afërsi të vendit ku ndodhi krimi, i ka treguar burrit për ngacmimet e Pashollarit.

Gazmend Buçpapa, bashkë me gruan dhe një tjetër person rreth orës 15:40 u konfliktuan me 31-vjeçarin, ku dhe e goditën me thikë për vdekje. Pas ngjarjes ata janë larguar me makinën e Buçpapës, dhe pasi e kanë braktisur kanë marrë taksi për në banesën e tyre në zonën e Sharrës.

Pasi kanë shkuar në shtëpi, Buçpapa është arratisur, dhe tashmë ndodhet në kërkim nga policia. Gruaja e autorit është marrë në pyetje dhe ka thënë se viktima më ngacmonte shpeshherë dhe nuk më linte rehat.

Ajo nuk është arrestuar nga policia. Në pyetje janë marrë edhe prindërit e autorit të cilët kanë dhënë të njëjtin version si gruaja.

SI NDODHI NGJARJA

Egli Pashollari sapo ka dalë nga makina është sulmuar menjëherë nga 3 persona, 2 djem dhe 1 vajzë. Gjatë përleshjes fizike, njëri prej djemve e ka goditur të paktën një herë në kurriz 31-vjeçarin.

Pashollarit i është dhënë ndihma e parë pranë një lokali dhe direkt me makinën e tij e kanë nisur drejt spitalit nga disa persona të tjerë, dëshmitarë që ishin në vendngjarje, por nuk ka mundur të mbijetojë dhe ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

“Rreth orës 15:40, dyshohet se gjatë një konflikti në rrugën “Kongresi i Lushnjes”, është goditur me një mjet prerës shtetasi E. P, rreth 31 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën në spital.”, njoftoi policia ditën e djeshme.

Related Posts

Horoskopi ditor, e diel 22 shkurt 2026

Dashi Hëna do të hyjë në shenjën tuaj, duke ju dhuruar një ditë interesante. Në familje dikush do ju kërkojë diçka. Angazhimet profesionale do të ecin ngadalë,…

SI SOT/ Niku i Ndranghettas, oligarku mafioz i shëndetësisë rropi miliarda! Kur do flasë SPAK?

Më 21 shkurt 2021 JOQ denoncoi publikisht atë që e cilësoi si një skemë skandaloze tenderimesh në Shëndetësi, ku sipas të dhënave të publikuara, miliarda lekë nga…

Vr*sja e Flori Paluçit dhe Aranit Kurtit për një kafe, dorëzohet në polici një nga të kërkuarit

Gëzim Allçi, 31 vjeç, i shpallur më herët në kërkim, është vetëdorëzuar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës. Ai dyshohet se ka ndihmuar autorin e vrasjes së…

Gazi lotsjellës te xhamia e Namazgjasë, KMSH: U dëmtuan besimtarët që po kryenin ritet fetare

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka reaguar pas incidentit të ndodhur mbrëmjen e 20 shkurtit pranë Xhamia e Namazgjasë, në një kohë kur besimtarët po falnin namazin e…

Situatë kritike në aksin Librazhd-Pogradec, ura çahet dhe rrezikon të bjerë

Situata në aksin Librazhd–Pogradec, në vendin e quajtur “Arrat e Gurrës”, vazhdon të jetë emergjente për shkak të rrëshqitjes së dheut dhe dëmtimit të urës. Ura ka…

12-vjeçarja u jep leksion deputetëve analfabetë!

Dje në ambientet e sallës plenare u zhvillua ceremonia e hapjes së punimeve të Legjislaturës IV të Parlamentit të Nxënësve të Shqipërisë, ku të rinj të talentuar…