V(r)au me thikë 48-vjeçarin në Kavajë, autori: Më shau dhe nuk durova dot

Është zbardhur dëshmia e autorit të vrasjes së 48-vjeçarit Skerdilajd Isufi në Kavajë, ngjarje e ndodhur një ditë më parë. Sipas deklaratës së Landi (Puja) Derajit, ai ka qëlluar viktimën me thikë në zemër pas një konflikti që ka nisur për një vend parkimi. Deraji ka treguar se situata ka dalë jashtë kontrollit kur Isufi e ka ofenduar përpara familjes së tij.

“Skerdilajd erdhi dhe parkoi makinën para shtëpisë time. I kërkova ta lëvizte, por ai më tha ‘po ik futu brenda se e di çfarë të bëj apo jo?!’ Pastaj nisi të shante para familjes. Nuk durova dot, shkova brenda në shtëpi dhe mora thikën. Kur më pa me thikë në dorë, më sulmoi,” ka deklaruar Deraji, duke përshkruar momentin që çoi në vrasje. Ai ka shtuar se ka goditur viktimën dy herë në gjoks dhe e ka parë atë të bjerë në tokë.

Deraji ka thënë se pas ngjarjes ka përjetuar panik dhe është larguar, duke u fshehur deri në momentin e arrestimit. “Sigurisht që në momentin e parë u pendova, por hataja ishte bërë. Më vjen shumë keq, nuk doja që të përfundonte kështu, por mu errësuan sytë dhe nuk e kontrollova dot veten,” ka shprehur ai, duke theksuar pendesën e tij për aktin e kryer.

Related Posts

Horoskopi ditor, e hënë 23 shkurt 2026

Dashi Edhe një natë e qetë mund të shndërrohet në një aventurë të çmendur. Jeta juaj shoqërore është padyshim duke marrë një kthesë të fortë tani, por…

Grabitja e 53 milionë £ në Angli, ‘The Sun’: Autori shqiptar, Jetmir Buçpapa shijon jetën e luksit

20-vjetori i grabitjes më të madhe në historinë e Mbretërisë së Bashkuar, e kryer nga dy shqiptarë, Jetmir Buçpapa dhe Ermir Hysenaj, të cilët vodhën 53 milionë…

QYTETARI FILMON POLICIN DUKE MARRE RRYSHFET

Mesazhi i plotë i qytetarit: “Përshëndetje JOQ doja te ngrija një shqetësim qe vetëm me ju mund ta ndajmë duke qen se keni treguar paanshmëri dhe seriozitet…

E rëndë në Itali: 20-vjeçari shqiptar dh*non nënën në ditëlindjen e tij dhe hidhet në det, vijojnë kërkimet në Civitanova

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Itali, ku një 20-vjeçar shqiptar dyshohet se ka dhunuar brutalisht nënën e tij gjatë mbrëmjes së ditëlindjes dhe më pas…

Nga 1200 deri në 2300 euro/ Rama “hap thesin” për Policinë, ja sa do paguhen tani efektivët

Kryeministri Edi Rama është shprehur se rreth 720 efektivë policie që shërbejnë në vijën e parë të përballjes me rrezikun e lartë, do të përfitojnë rritje të…

Paralajmerimi i meteorologut: Çfarë na pret në Mars

Meteorologu Hakil Osmani njoftoi se fundjava do të karakterizohet kryesisht nga mot i qëndrueshëm dhe intervale të gjata me diell, me përjashtim të disa momenteve të pakta…