I fùndît! Arrèstòhet në Tîránë personi me rrèzîkshmèri te madhe

Policia ka arrestuar në Tiranë për armëmbajtje pa leje nipi i Gaxhait.

Shërbimet e Komisariatit nr.1 arrestuan në flagrancë shtetasin Silger Dimo, i cili qëndronte i armatosur në ambientet e një lokali në rrugën “Selman Riza”.

Policia sekuestroi armën e zjarrit tip pistoletë.

Dimo kishte pak kohë që kishte dalë nga burgu, pasi edhe më parë ishte arrestuar për armëmbajtje pa leje.

Mbi 20 vite vrasje, përgjakje, grabitje me armë e shumë vepra të tjera kriminale.

Ky është “Gaxhai” i tmerrshëm i Vlorës, “bëmat” e të cilit e kanë zanafillën në vitin e errët 1997, me bandën e Zani Çaushit, dhe që vijojnë edhe në ditët e sotme.

Bëhet fjalë për Gazmir Brakën, emri i njohur nga vitet 1997.

Ndaj “Gaxhait”, i cili ishte “koka” e një prej bandave të rrezikshme në Vlorë, rëndojnë disa burgime të përjetshëm për vrasje e masakra të përgjakshme.

“Gaxhai” ka dy dënime me burgim të përjetshëm, i pari i është dhënë për vrasjen e Ilir Pajës dhe Arbën Xhungës, dy shokëve të Lulzim Berishës në Durrës.

Ndërsa dënimi i dytë i është dhënë për vrasjen e Bashkim Dules, Sadik Kurti, Avdul Bajrami, Dhimitraq Mishka, Zini Haruni, Robert Myftari dhe policit Viron Rrapaj.

Ai është një emër shumë i njohur për drejtësinë, pasi vrasjet dhe përplasjet me grupin e Zani Çaushit kanë nisur që në vitin 1997.

Në atë kohë, ai krijoi bandën e tij të armatosur, në fshatin Cerkovinë dhe zonat përreth, ku edhe kryenin aktivitetin e tyre kriminal.

Ai kishte një bandë të mirëorganizuar dhe që ecte gjithmonë e armatosur, të cilën e quajti “Banda e Gaxhait”, pra në emrin e tij.

Banda e tij u bë më e konsoliduar pas konfliktit që nisi me bandën e Zani Çaushit.

Kështu, në atë kohë “Banda e Gaxhait” shkoi e organizuar në Komisariatin e Policisë Vlorë, për të marrë blindat dhe për t’u mbrojtur nga banda rivale, duke treguar qëndrueshmëri, organizim dhe mjaft rrezikshmëri për rendin kushtetues në veprimet e tyre kriminale.

Krimet më të përgjakshme janë kryer në funksion të konfliktit që kjo bandë kishte më bandën rivale të Zanit, ku krijuesi dhe personi që organizonte gjithçka ishte pikërisht Gazmir Brakaj “Gaxhai”

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…