Një 71-vjeçar është arrestuar në Fier pasi ka plagosur me thikë djalin e vëllait të tij. Sipas policisë, në pranga ka rënë shtetasi P. Z., 71 vjeç, banues në Fier, i cili dyshohet se për motive të dobëta ka goditur me mjet prerës nipin e tij, R. Z., 50 vjeç. Pas ngjarjes, policia ka ushtruar kontroll në banesën e të moshuarit, ku janë gjetur dhe sekuestruar disa fishekë. Materialet i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme. 