Po vendoste një llambë në shtëpi, por një hap i gabuar e ndryshoi gjithçka — i moshuari rrëzohet nga lartësia dhe përfundon në spital… si ndodhi incidenti?

Një i moshuar ka përfunduar në spital pasi ra nga lartësia, ndërsa ishte duke vendosur një llambë elektrike.

Ngjarja ndodhi rreth orës 16:50 në Shkodër.

“Rreth orës 16:50, në Spitalin Rajonal Shkodrër është dërguar për mjekim, nga familjarët e tij, shtetasi M. L., 70 vjeç, banues në fshatin Shkodër. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ai ka rënë aksidentalisht nga një lartësi, ku ishte duke vendosur një llambë elektrike.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti”, thuhet në njoftimin e policisë.