Një plagosje e dyfishtë ka ndodhur në rrugën “Besëlidhja” në Tiranë. Policia bën me dije se një person ka qëlluar me thikë dy persona pas një konflikti mes tyre.
Si pasojë, njëri nga të plagosurit ndodhet në spital, ndërsa tjetri pas marrjes së mjekimit, ka kaluar në banesë.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve kundër Jetës dhe Pronës referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin J. M., pasi dje, në rrugën “Besëlidhja”, gjatë një konflikti, dyshohet se ka goditur me mjet prerës shtetasit E. V. dhe A. P. Shtetasi E. V. ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, ndërsa shtetasi A. P., pas marrjes së mjekimit, kaloi në banesë”, thuhet në njoftim.
Po ashtu raportohet se një 53-vjeçar, dyshohet se në gjendje të dehur, është vetëdjegur me benzinë, në banesë. Ai është tranportuar në spital, dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve.
“-shtetasi F. P., 53 vjeç, dyshohet se në gjendje të dehur, është vetëdjegur me benzinë, në banesë. Ai ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve;”, informoi policia.
Ndërsa një 65-vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u vetëhedhur nga ballkoni i banesës së tij.
“në rrugën “Sotir Caci”, është vetëhedhur nga ballkoni i banesës së tij, shtetasi Xh. M., 65 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën. Punohet për sqarimin e rrethanave të rastit”, thuhet në komukatë,