Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin shqiptar në Itali. Mesditën e 22 shkurtit, autoritetet italiane gjetën trupin e pajetë të Riccardo Merkurit, 20-vjeçar, i cili një ditë më parë ishte hedhur në det prane portit të Civitanova Marche.
Sipas autoriteteve, ngjarja ndodhi pas një episodi dhune në banesën e familjes, ku i riu kishte sulmuar nënën e tij, Albana Kastrioti, duke e go ditur me grushte në fytyrë. Si pasojë, 53-vjeçarja pësoi frakturë të nofullës dhe u gjet e shtrirë në dysheme, e gjakosur dhe pa ndjenja, pas britmave që alarmuan fqinjët rreth orës 21:00.
Në momentin e ngjarjes, bashkëshorti i saj, Mario Merkuri, ndodhej jashtë banesës. Pas sulmit, i riu u largua me automjetin e tij, duke lënë celularin në shtëpi, dhe u drejtua për në portin e Civitanova Marche. Automjeti u gjet pranë hyrjes së portit. Pamjet e kamerave të sigurisë e kanë regjistruar fillimisht pranë hyrjes së portit dhe më pas momentin kur ai hidhej në det, duke dalë edhe një herë në sipërfaqe para se të zhdukej përfundimisht. Operacioni i kërkimit u zhvillua nga zjarrfikësit, palombarët e Teramos, Garda Bregdetare dhe karabinierët, ndërsa trupi u gjet një ditë më pas.
Aktualisht, Albana Kastrioti ndodhet e shtruar në spitalin e Maceratës në gjendje të rëndë dhe nën kujdes intensiv. Familja, me origjinë shqiptare dhe e vendosur prej më shumë se 20 vitesh në Itali, njihet mirë në komunitetin e Pollenzës.
Një mikeshë e familjes, duke folur për mediat, ka treguar se 53-vjeçarja nuk di asgjë për fatin tragjik të të birit, pasi ndodhet në koma.
“Mikesha ime është në koma, pasi e kanë bërë operim. Nuk e di akoma që i biri nuk është më. Janë dy djem. Nuk e di se çfarë ka ndodhur. Aty ishte e ëma dhe i biri. Ajo fatkeqësisht shpëtoi. Kush ka fëmijë, nuk shkon gjithçka vaj. Ose do ketë qenë ndonjë incident, do ketë shtyrë të ëmën. Nuk e di se çfarë ka ndodhur. Imagjino kur morën vesh se Riccardo kishte ikur nga shtëpia dhe policia kishte gjetur makinën në port, një grup të rinjsh shkuan atje me shpresën se mos e gjenin. Menduan se ishte fshehur. Telekamerat e kanë regjistruar se ai është hedhur, jo një herë, por për dy”, Ne ju sjellim lajme falas çdo ditë.
Nëse mendoni se e meritojmë, klikoni mbi një nga reklamat më poshtë — është mënyra më e thjeshtë për të na kthyer mbështetjen.