EMRI/ Vrtet pronari i nje televizioni

Një nga figurat e njohura të sipërmarrjes në veri të Italisë është vrarë në banesën e tij, ndërsa policia po heton disa pista për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Viktima është 87-vjeçari Mario Ruoso, biznesmen i njohur në Pordenone dhe themelues i televizionit lokal TelePordenone. Ai u gjet i pajetë në apartamentin e tij në Porcia, në katin e sipërm të një pallati në Via del Porto.

Sipas mediave italiane, 87-vjeçari është goditur disa herë në kokë, dyshohet me një objekt të fortë, ndoshta një levë.

Prokurori i Pordenones, Pietro Montrone, konfirmoi se bëhet fjalë për një vdekje të dhunshme dhe se hetimet po vazhdojnë për të verifikuar plotësisht rrethanat e krimit.

“Ai ka pësuar goditje në kokë të shkaktuara nga një objekt i fortë”, deklaroi ai për mediat. Arma e dyshuar e krimit nuk është gjetur ende.

Trupi i pajetë u zbulua nga nipi i tij, Alessandro, pasi kolegët e biznesmenit u shqetësuan kur ai nuk u paraqit në punë dhe nuk u përgjigjej telefonatave. Sipas një ekzaminimi paraprak të kryer nga mjeku ligjor Antonello Cirnelli, vdekja dyshohet se ka ndodhur në orët e mëngjesit. Viktima u gjet e shtrirë në dysheme, pranë derës së banesës, e mbuluar me gjak.

Hetuesit kanë sekuestruar pamje nga kamerat e sigurisë të bizneseve përreth dhe kanë marrë në pyetje disa dëshmitarë.

Mario Ruoso njihej si një nga sipërmarrësit historikë të zonës së Friuli Venezia Giulia. Përveç aktivitetit në tregtinë e automjeteve përmes koncesionarit të tij, ai ishte edhe themelues i një prej televizioneve të para lokale në rajon. Deri më tani pistat e hetimit janë për larje hesapesh hde motive hakmarrje, megjithatë hetimet për zbardhjen e plotë të vrasjes vijojnë.

Related Posts

Horoskopi ditor, e shtunë 7 mars 2026

Dashi Probleme më serioze do të përjetojnë çiftet që janë në krizë të thellë, ndërsa të tjerët mund të rrinë të qetë. Mundohuni që të shmangni debatet….

Horoskopi ditor, e shtunë 7 mars 2026

Dashi Probleme më serioze do të përjetojnë çiftet që janë në krizë të thellë, ndërsa të tjerët mund të rrinë të qetë. Mundohuni që të shmangni debatet….

Trump nuk ndalet, bën paralajmërimin e fortë: Pas Iranit, radhën e ka ky shtet

Presidenti amerikan Donald Trump ka minimizuar shqetësimet për pasojat e konfliktit me Iranin, duke deklaruar se Shtetet e Bashkuara do të kenë rol në përcaktimin e udhëheqjes…

Konflikti i Rrjollit shpërthen edhe në Tiranë, të ftuarit sherr me grushta pas debatit në “Opinion” (Video)

Konflikti për pronat në Baks-Rrjoll të Velipojës, mes banorëve të zonës dhe kompanisë Gener 2 që po zhvillon aty një resort turistik, është zhvendosur në Tiranë. Palët…

Plagosja me armë në Shkodër, sherri nisi për 1000 lekë

Janë zbardhur dëshmitë e dy personave të përfshirë në plagosjen që ndodhi mbrëmjen e së enjtes, më 5 mars, në Shkodër. Shtetasi Genc Hoxha, i cili mbeti…

Kurti: Shpërndarja e Kuvendit antikushtetuese. Ja pse nuk rikandiduam Vjosa Osmanin?

Prishtinë, 6 mars 2026 Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi se shumë shpejt do të bëhet e qartë skema që, sipas tij, qëndron pas vendimit të presidentes…