Euro bie në nivel historik ndaj lekut, dollari forcohet mes tensioneve në Lindjen e Mesme

Monedha europiane ka vijuar të dobësohet përballë lekut shqiptar. Sipas Bankës së Shqipërisë në kursin e këmbimit një euro po këmbehet me 95 lekë, niveli më i ulët i regjistruar ndonjëherë.

Ndërkohë që edhe në tregjet ndërkombëtare euro ka pësuar dobësim përballë dollarit amerikan. Ky i fundit eshte mbiccmuar ndjeshem qe pas pershkallezimit te konfliktit SHBA Izrael kunder Iranit. Tensioni në Lindjen e mesme ka bërë që një pjesë e investitorëve të të orientohen drejt titujve të borxhit dhe instrumenteve financiare në dollarë.

Kjo ka sjellë rritje të kërkesës për monedhën amerikane, e cila po forcohet në raport me shumë valuta të tjera.

Këto ndryshime jane reflektuar edhe ne tregun vendas ku dollari kembehet aktualisht per 83 leke, duke rifituar gati 1 pike ne raport me lekun brenda nje jave.

Një tjetër faktor që ka dhënë efekte në mbivlerësimin e lëkut sipas agjentëve është edhe oferta e lartë e Euros gjatë muajve të parë të këtij viti që është ndikuar nga eksportet e energjisë elektrike, të kryera nga Korporata Elektroenergjetike Shqiptare për shkak të kushteve të favorshme hidrike.

Zhvlerësimi i euros sipas institucioneve është ndikuar edhe nga hyrjet e larta valutore nga turizmi, remitancat dhe investimet e huaja.Kjo situatë sipas Bankës e Shqipërisë ka ndikuar pozitivisht në mbajtjen e inflacionit në kontroll edhe pse ska pasur ulje të çmimeve. Agjentët e tregut valutor parashikojnë që monedha europiane do të vijojë të qëndroj e dobët përballë lekut pasi tashmë pritet shtim I turistëve të huaj ndërsa tregu vazhdon të karakterizohet nga një gjendje e bollshme e valutës dhe kërkesa për të është e dobët.

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…