Aks*denti me 4 νiktima/ I ν’ranë babain në 2021, kush është pronari i kompanisë në kërkim

Është zbardhur identiteti i administratorit të kompanisë së betonit, i cili është shpallur në kërkim nga Policia e Tiranës, në lidhje me aksidentit e regjistruar mbrëmjen e të mërkurës në aksin Vorë-Fushë Krujë.

Burime bëjnë me dije se bëhet fjalë për shtetasin Samir Hoxha, 27 vjeç, pronar dhe administrator i kompanisë “HEL-JON” sh.p.k.

27-vjeçari akuzohet se ka punësuar Aleksandër Krrashin si shofer për betonieret, ndërkohë që 24-vjeçari nuk kishte patentë për drejtimin e mjeteve të rënda, teksa janë shkelur edhe rregullat e sigurisë rrugore e të punës. Deri më tani ende nuk ka asnjë gjurmë prej tij, duke vijuar të jetë në kërkim. Samir Hoxha është djali i biznesmenit Ruzhdi Hoxha, i cili u gjet i vrarë më 6 nëntor 2021 në Qafë Mollë.

Ditën e djeshme në pranga u vu dhe drejtuesi i betoniereses Aleksandër Krrashi. Policia raportoi se ai ishte i pajisur me leje drejtimi, por jo për mjetet e rënda. Në momentin e aksidentit ai kishte ndaluar në karrexhatë, por nuk kishte ndezur bllokazhin.

Dyshohet se 25-vjeçari Enejdi Laçi, po lëvizte me shpejtësi tej normave të lejuara me automjetin e tij tip “Mercedez Benz” dhe ka përplasur nga mbrapa betonieren. Pas përplasjes, makina ka shpërthyer në flakë, dhe fatkeqësisht kanë humbur jetën, veç shoferit, dhe vëllai i tij pasagjer Erildi Laçi, 20 vjeç, dhe dy pasagjerët e tjerë Enrikejd Kurti, 24 vjeç dhe Andi Laçi, 22 vjeç, duke u djegur brenda mjetit.

Erildi Laçi sapo ishte kthyer nga Gjermania dhe i vëllai i tij, së bashku me kushëririn dhe shokun kishin shkuar për ta marrë në aeroportin e Rinasit.

Viktimat
Shoferi i betonieres, Aleksandër Krrashi akuzohet për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”. Në dëshminë e dhënë për grupin hetimor, ai tha se i kishte mbaruar nafta dhe kishte shkuar në një karburant, por kishte harruar të ndizte bllokazhin.

Në pranga u vu dhe i afërmi i shoferit të betonieres, shtetasi Valentin Krrashi, 25 vjeç, i cili dyshohet se e ka larguar 24-vjeçarin me automjet nga vendi i ngjarjes pas aksidentit. Ai akuzohet për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Gjithashtu, u arrestua dhe shtetasi Danjel Koxha,, 34 vjeç, me detyrë menaxher i firmës për prodhimin e betonit, “HEL-JON” sh.p.k. në të cilën ishte i punësuar Aleksandër Krrashi. Ai akuzohet për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, “Punësimi i paligjshëm” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

“Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se menaxheri nuk kishte marrë masa për pajisjen e betonieres, me dokumentacionin e nevojshëm për qarkullim dhe kishte punësuar drejtuesin e betonieres, pa patur leje drejtimi për këtë kategori mjetesh.” – njoftoi Policia.

Vrasja e Ruzhdi Hoxhës
Trupi i pajetë i biznesmenit Ruzhdi Hoxha u gjet më 6 nëntor të vitit 2021 i ekzekutuar dhe i mbuluar me gurë e zhavor mbrapa Dajtit, në Qafë Mollë, pasi ishte denoncuar si i zhdukur nga familjarët e tij dy javë më parë. Hoxha kërkohej prej 24 tetorit të atij viti, tri ditë pasi familjarët kishin humbur kontaktet me të. 43-vjeçari ishte biznesmen në fushën e inerteve në Tiranë.

Si autor i ngjarjes u arrestua Fredi Rrushi, i cili u dënua me 15 vjet burgim, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi përfundimtar i shkoi në 10 vite burg.

Dënimi mbeti i pandryshyuar dhe në Gjykatën e Apelit, edhe pse babai dhe djali i Ruzhdi Hoxhës kishin ankimuar në vendimin e gjykatës, ku kërkonin ndryshimin në lidhje me kualifikimin e veprës penale nga ajo e “Vrasjes me dashje”, në atë të “Vrasje me paramendim”, kryer në bashkëpunim dhe në bashkim të dënimeve të vendosej dënimi i tij me burgim të përjetshëm. Prokuroria kishte kërkuar dënimin me 18 vite burg.

Rrushi mendohet të ketë shkuar bashkë me një mikun e tij në Malin me Gropa dhe ta ketë ekzekutuar biznesmenin Hoxha me dy plumba. Mëngjesin e ditës tjetër, ai u kthye sërish në vendngjarje dhe groposi kufomën.

Sipas hetuesve, autori Fredi Rrushi mori telefonin e Ruzhdi Hoxhës dhe e hodhi, por ai u gjet rastësisht nga një taksist që e shiti për 10 mijë lekë në një servis ku policia e gjeti dhe e sekuestroi. Kjo ndihmoi në zbulimin e kufomës e më pas në zbardhjen e vrasjes e cila ka dyshohet se ka pasur si shkak borxhet që viktima kishte ndaj Fredi Rrushit.

Related Posts

Natë e kobshme për vendin: Tre persona humbin jetën

Një natë e kobshme ka qenë kjo e diel për vendin tonë, pasi tre persona kanë humbur jetën në rrethana të ndryshme brenda pak orësh. Rasti i…

Një stuhi e re dëbore godet këto qytete

Qytete të mëdha në Bregun Lindor të Shteteve të Bashkuara, përfshirë Nju Jorkun, Bostonin, Filadelfian dhe Uashingtonin, po përgatiten për një valë tjetër të motit ekstrem dimëror,…

Ngjarje tragjike në vend, një 18-vjeçar gjendet i

Një person është gjetur pa shenja jete mbrëmjen e së dielës në fshatin Kçiq të Mitrovicës. Burime të Gazetës Insajderi bëjnë të ditur se viktima është i…

Ajo që do ndodhë në qiell ditën e fundit të shkurtit, vjen një herë në jetë

Më 28 shkurt, qielli do të dhurojë një spektakël të rrallë që ndodh shumë rrallë në jetë, ndoshta vetëm një herë. Gjashtë planetë do të rreshtohen njëkohësisht,…

Edi Rama çmend europianët : Si shqiptarët shpëtuan 25,000 ushtarë italianë në 1943!

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një rrëfim prekës dhe domethënës nga historia, duke rikthyer në vëmendje një nga episodet më pak të njohura, por më fisnike të…

Horoskopi javor (23 Shkurt -1 Mars 2026): Parashikimi pèr të gjitha shènjat dhe vlèrësimiî sipas fatît

Gjatë javës nga 23 Shkurti deri më 1 Mars 2026, Mërkuri retrograd në Peshq ju fton të rishqyrtoni planet tuaja dhe, duke u bashkuar me Afërditën, nxit…