E moshuara në Tiranë humbi jetën pasi u përplas nga autoboti, policia reagon me njoftim zyrtar

Një aksident i rëndë u regjistrua pranë Gjykatës së Tiranës, ku një autobot i Ujësjellës Kanalizime Tiranë (UKT) përplasi për vdekje një grua që lëvizte me motoçikletë.

Viktima, identifikuar si Athina Bushi, humbi jetën në vendngjarje si pasojë e përplasjes së fortë. Sipas raportimeve, autoboti i UKT drejtohej nga shtetasi Arjan Bilani, ndërsa rrethanat e plota të aksidentit mbeten ende të paqarta.

Ngjarja ka shkaktuar tronditje tek kalimtarët dhe komuniteti përreth.

Drejtuesi i autobotit është shoqëruar në komisariat për veprime procedurale, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i policisë:

“Rreth orës 10:30, në bulevardin “Gjergj Fishta”, automjeti (autobot) me drejtues shtetasin A. B, rreth 52 vjeç, dyshohet se ka përplasur motomjetin elektrik me të cilin lëvizte shtetasja A. B., rreth 72 vjeçe, e cila për pasojë ka humbur jetën.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të metejshme procedurale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit”, njofton policia. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.”,njofton policia.