Një grua 59-vjeçare është shpëtuar nga policia pasi tentoi të mbytej në lumin Buna, në Shkodër.
Sipas njoftimit zyrtar, rreth orës 09:30 në Sallën Operative është marrë informacion se një shtetase ishte hedhur në ujërat e lumit. Menjëherë pas sinjalizimit, shërbimet e Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Shkodër janë nisur drejt vendngjarjes.
Efektivët kanë ndërhyrë me shpejtësi, duke hyrë në ujë dhe duke bërë të mundur nxjerrjen e 59-vjeçares. Ajo është gjetur në gjendje të rëndë shëndetësore, por me shenja jete. Policia i ka dhënë ndihmën e parë në vend, deri në mbërritjen e shërbimit të urgjencës.
Shtetasja, e identifikuar me inicialet V. T., është transportuar me autoambulancë në Spitalin Rajonal të Shkodrës për trajtim të mëtejshëm mjekësor.
Autoritetet po punojnë për të sqaruar rrethanat e ngjarjes, ndërsa nuk janë dhënë ende detaje mbi shkaqet që çuan në këtë akt, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
