Një material që pritet të tronditë opinionin publik dhe të hapë debat të fortë në skenën politike shqiptare. Pamje të rralla dhe të pa transmetuara më parë hedhin dritë mbi një nga periudhat më të diskutueshme të historisë së pluralizmit në Shqipëri.
Në këtë video, shfaqen momente kur brenda vetë Partisë Demokratike, figura të lidhura me lidershipin e asaj kohe, përfshirë rrethin e Sali Berishës, artikulonin akuza të rënda ndaj një prej simboleve më të mëdha të lëvizjes studentore dhe demokracisë shqiptare, Azem Hajdarit.
Ironikisht, njeriu që për shumë demokratë konsiderohet hero i demokracisë, në këto pamje paraqitet si objekt sulmesh dhe etiketimesh të forta, deri në akuza si “njeri i sigurimit”.
Çfarë fshihej pas këtyre përplasjeve? Ishte një luftë për pushtet, përçarje ideologjike, apo diçka më e thellë që nuk është treguar kurrë plotësisht për publikun?
Kjo video e papublikuar më parë rikthen në vëmendje tensionet e brendshme, përplasjet dhe prapaskenat që kanë shoqëruar lindjen e demokracisë në Shqipëri—një histori që vazhdon të ndikojë edhe sot, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur (mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE