Pikëlluese! Porta e futbollit bie mbi të, humb j etën 7-vjeçari

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Erlangen, ku një fëmijë 7-vjeçar ka humbur jetën pasi një portë futbolli ra mbi të në një fushë sportive, pak para nisjes së një ndeshjeje.

Sipas informacioneve paraprake, i mituri u transportua menjëherë në spital në gjendje të rëndë, por nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra.

Ngjarja ka tronditur komunitetin lokal dhe familjen e fëmijës, ndërsa autoritetet kanë reaguar menjëherë për zbardhjen e rrethanave.

Policia gjermane ka nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e sakta të aksidentit dhe për të verifikuar nëse janë respektuar standardet e sigurisë në fushën sportive.

Në vendngjarje kanë ndërhyrë edhe ekipet e specializuara për menaxhimin e krizave, të cilat kanë ofruar mbështetje për personat që ishin dëshmitarë të ngjarjes.

Si shenjë respekti, të gjitha ndeshjet e planifikuara për të rinjtë në këtë ligë janë anuluar.