Teksa rrugëtimi i “Big Brother VIP 5” po shkon drejt fundit, dinamikat brenda shtëpisë po marrin një tjetër rrjedhë.
Së fundmi, një zarf i bardhë ka mbërritur në ambientet e shtëpisë, duke i vendosur konkurrentët përballë një pyetjeje mjaft të drejtpërdrejtë dhe personale.
Përmes këtij komunikimi, produksioni u ka kërkuar banorëve që të bëjnë një reflektim të sinqertë mbi lojën dhe bashkëjetesën e tyre, duke lënë mënjanë ambicien personale për çmimin e madh.
Në përmbajtjen e zarfit, i cili u lexua nga Mali në prani të të gjithëve, thuhej saktësisht:
“Banorë, rrugëtimi juaj në këtë shtëpi po i afrohet fundit dhe çdo ditë që kalon gara bëhet edhe më e fortë. Në këto momente është koha për një reflektim të sinqertë. Vëllai i Madh ju fton një nga një të shprehni mendimin për pyetjen: Kë do të dëshiroje ta fitonte BBV dhe pse, pa përfshirë veten?”
Theksojmë se kjo detyrë pritet të nxjerrë në pah aleancat dhe miqësitë e vërteta që kanë rezistuar gjatë këtyre muajve izolim, duke u dhënë mundësinë shikuesve të kuptojnë se cili prej banorëve gëzon mbështetjen reale të vetë konkurrentëve pak kohë para finales së madhe, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE