Tiranë – Kaltrina Kondi, vajza e artistit të ndjerë Dr. Flori, ishte e ftuar në emisionin Goca dhe Gra, ku ndau një rrëfim emocional për mungesën e të atit, si dhe komentoi zhvillimet në Big Brother VIP Albania.
Gjatë intervistës, ajo foli me ndjenjë për humbjen e babait, duke theksuar se mungesa e tij është e përditshme dhe shpesh e vështirë për t’u përballuar.
“Mungesa e tij ndihet çdo ditë. Ka periudha që i kaloj shumë keq, sidomos kur shoh bashkëmoshatarët e mi në momente të rëndësishme të jetës, si diplomimi me të dy prindërit”, u shpreh ajo, mes emocionesh.
Në vijim, Kaltrina Kondi u ndal edhe te loja e banorëve në BBV, duke veçuar Mirin si një nga konkurrentët më të spikatur. Sipas saj, ai është lojtari i vetëm që ka ruajtur korrektësinë në komunikim dhe nuk ka përdorur gjuhë fyese.
“Për mua, vetëm Miri. Është lojtari i vetëm që nuk ka ofenduar dhe ka treguar forcë përballë situatave të vështira”, tha ajo, duke shtuar se ai ka potencialin për të fituar këtë edicion.
Sa i përket raportit mes Selin dhe Mirit, ajo e cilësoi atë si të keqkuptuar, duke theksuar se nuk ka parë elementë që të shkojnë përtej një dinamike loje.
Në përfundim, ajo tregoi mbështetjen e familjes për pjesëmarrjen e tij në spektakël, duke u shprehur krenare për rrugëtimin e tij, pavarësisht vështirësive dhe akuzave me të cilat është përballur gjatë qëndrimit në shtëpi.