Shkup: Nëna dërgon vajzën 14-vjeçare për kontroll, mjekët konfirmojnë shta’tzëninë e avancuar!

Një ngjarje tronditëse është denoncuar në SPB Shkup gjatë orëve të para të ditës së sotme (28.03.2026). Një nënë 31-vjeçare nga Shkupi ka raportuar se vajza e saj e mitur, vetëm 14 vjeç, është në gjendje të avancuar shtatzënie.

Sipas raportit policor, nëna e ka dërguar vajzën për kontroll në Klinikën Gjinekologjike (GAK) pranë kompleksit të klinikave “Nënë Tereza” në Shkup, pasi kishte krijuar dyshime mbi gjendjen e saj. Pas kontrollit mjekësor, është konfirmuar zyrtarisht se e mitura është shtatzënë.

​E mitura ka rrëfyer më pas para nënës së saj se gjatë verës së vitit 2025, kishte kryer marrëdhënie seksuale vullnetare me një të mitur tjetër, me të cilin ishte në lidhje në atë kohë.

​Policia njofton se po ndërmerren të gjitha masat e nevojshme për zbardhjen e plotë të rastit dhe trajtimin e duhur të situatës sipas ligjeve në fuqi për të miturit.(INA)

Related Posts

Horoskopi ditor, e diel 29 mars 2026

Dashi Dite shume e bukur dhe emocionuese kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Gjithçka qe keni dashur do ju plotësohet me ne fund….

Zhduken dy motra të mitura në Tiranë: U nisën për në shkollë, s’janë kthyer ende

Një rast shqetësues është raportuar në redaksinë e JOQ Albania, ku dy vajza të mitura rezultojnë të zhdukura që prej mëngjesit të sotëm në Tiranë. Bëhet fjalë…

Zjarrfikësit shpëtuan derrat nga zjarri, muaj më vonë i hëngrën si salçiçe në shenjë falënderimi

Një ngjarje sa heroike aq dhe e çuditshme ka pushtuar rrjetet sociale, për një grup zjarrfikësish në Angli dhe një dhuratë shumë “speciale” që morën si mirënjohje….

Trump kërcënon NATO-n: SHBA mund të tërhiqet nga mbrojtja për shkak të krizës në Hormuz

Presidenti Donald Trump ka shprehur sërish zhgënjimin ndaj aleatëve të NATO-s për refuzimin e tyre për të dërguar trupa në mbrojtje të Ngushticës së Hormuzit. Ai paralajmëroi…

‘Mungesa e tij ndihet çdo ditë’! Vajza e Dr. Florit, rrëfim prekës dhe komente për BBV

Tiranë – Kaltrina Kondi, vajza e artistit të ndjerë Dr. Flori, ishte e ftuar në emisionin Goca dhe Gra, ku ndau një rrëfim emocional për mungesën e…

Bordi i Transparencës rrit çmimet e karburanteve, nafta arrin në..

Bordi i Transparencës për Hidrokarburet ka vendosur rritjen e çmimeve të karburanteve në tregun vendas, vetëm një ditë pas uljes së tyre. Sipas vendimit të marrë në…