Një video sa absurde aq edhe qesharake po bën xhiron e rrjetit, duke dëshmuar se kur fati ka vendosur të të turpërojë, do ta bëjë në mënyrën më publike të mundshme: përmes Google Street View.
Ajo që duhej të ishte një ditë rutinë për makinën e Google që fotografon rrugët për hartat online, është kthyer në xhirimin e një “filmi” me metrazh të shkurtër. Në pamje shihet një djalë me biçikletë të kuqe që pedalon i qetë, pa e ditur se po bëhej protagonisti i një momenti që do të mbetej në histori.🡇Shtყpηi iɱazhin/rҽkIaɱɱen më ρoshtë dhe hap paмjet🡇
Edhe pse rruga është krejtësisht e gjerë dhe pa asnjë mjet tjetër në qarkullim, ndodh ajo që nuk pritet. Nga krahu tjetër shfaqet një tjetër çiklist dhe, sikur të ishin të tërhequr nga një ‘magnet i padukshëm’, të dy drejtohen fiks drejt njëri-tjetrit.
Kamera 360-gradëshe e Google ka kapur “live” të gjithë sekuencën: afrimin e ngadaltë, goditjen rrotë më rrotë dhe momentin epik kur të dy përfundojnë të shtrirë në asfalt.
Për shkak të mënyrës se si sistemi i Google bashkon imazhet, aksidenti duket thuajse si një animacion i sinkronizuar mirë. Pas përplasjes, djemtë shihen duke u ngritur të habitur, me siguri duke pyetur veten se si arritën të përplaseshin në atë rrugë aq të madhe.
Tashmë ky moment është i “kyçur” përgjithmonë në Google Maps. Ndaj, herën tjetër që të shihni makinën e Google vërdallë, mbani sytë hapur… se mund të përfundoni edhe ju si “yjet” e radhës të internetit pa dashje!