Tjetër goditje për Euron, kursi me Lekun arrin rekord të ri

Kursi i këmbimit mes Euros dhe Lekut ka pësuar një goditje të re në rënie ditën e sotme. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, Euro u këmbye me 95.8 lekë, niveli më i ulët i regjistruar ndonjëherë.

Kursi ka rënë me 0.23 lekë krahasuar me ditën e djeshme. Që nga fillimi i vitit, kursi Euro-Lek ka pësuar rënie me 1%, ndërsa me baze vjetore rënia ka arritur në 3.4%.

Agjentët e këmbimit valutor shprehen se tregu pati një rritje të lehtë të kërkesës për Euro në ditët e fundit të muajit mars, çka e ngriti përkohësisht kursin sipër nivelit të 96 lekëve.

Por, me përfundimin e muajit, kërkesa ka pësuar rënie të menjëhershme, ndërsa oferta e valutës në treg duket e qëndrueshme. Kjo ka bërë që kursi të bjerë përsëri poshtë 96 lekëve, madje duke prekur një minimum të ri historik.

Agjentët e këmbimit valutor e përshkruajnë këtë dinamikë si një lloj fenomeni “sustë”. Rritjet afatshkurtër të kërkesës sjellin një ngritje të përkohshme të kursit të Euros, por, me uljen e kërkesës, kursi bie menjëherë në nivelet e mëparshme.

Kursi i këmbimit Euro-Lek vazhdon të karakterizohet nga një tendencë rënëse, që gjatë vitit 2026 madje është shtrirë edhe në tremujorin e parë të vitit, një zhvillim i pazakontë në të dhënat historike.

Me nisjen e tremujorit të dytë, gjasat janë që këto presione mund të forcohen më shumë, duke pasur parasysh një efekt në rritje të turizmit, sidomos pas muajit maj.

Banka e Shqipërisë po ndërhyn rregullisht në tregun valutor, me qëllim për ta mbajtur në kontroll forcimin e monedhës vendase.

Sipas statistikave zyrtare, gjatë vitit 2025 Banka Qendrore bleu 1 miliard e 27 milionë euro, për objektivit të rritjes së rezervës valutore, por në pjesën më të madhe në funksion të qëllimit për të frenuar forcimin e kursit të këmbimit të Lekut. Sasia e valutës së blerë është rritur me 10% krahasuar me një vit më parë.

Kjo jep një tablo më të qartë të ndikimit të bankës qendrore në kursin e këmbimit. Në mungesë të këtyre ndërhyrjeve, rënia e Euros në kursin e këmbimit me Lekun do të kishte qenë edhe më e madhe.

Këtë vit, Banka e Shqipërisë parashikon të rrisë më tej blerjet e planifikuara të valutës në tregun e brendshëm. Ajo synon të blejë përmes ankandeve 330 – 450 milionë euro, me objektiv rritjen e rezervës valutore. Objektivi i blerjeve është rritur ndjeshëm krahasuar me projeksionet në intervalin 270-350 milionë euro të parashikuar për vitin 2025.

Megjithatë, në një skenar të rritjes së inflacionit, të shoqëruar paralelisht edhe me rënien e mëtejshme të kursit Euro-Lek, hapësirat e Bankës së Shqipërisë për të ndërhyrë mund të ngushtohen./Monitor

Related Posts

Ish-kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj merr postin e madh

Ish-Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese do të jetë tashmë në postin e zv.Guvernatores së parë të Bankës së Shqipërisë. Vendimi u mor sot nga Këshilli Mbikqyrës i Bankës…

Fundoset varka me emigrantë në brigjet e Turqisë, nxirren trpat e 19 vikt*mave!

Të paktën 19 emigrantë kanë humbur jetën si pasojë e fundosjes së një varke me të cilin ata lundronin në brigjet e Bodrumit në Turqi. Mediat turke…

“E di sa gjëra di për të, po turp”/ Edisa dhe Juela shpërthejnë ndaj Brikenës: Nuk ka femër më të pisët, mori bluzën e Selin nga koshi

“Ajo ka këpucët aty ku ka të brendshmet, ça do më” “Ik se të vjen era, mos m’u afro në atë mënyrë, fol nga larg, mos më…

L*fta me Iranin drejt fundit? Trump trọndit botën: SHBA mund të largohet nga NATO

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se po shqyrton mundësinë e tërheqjes nga NATO, ndërsa paralajmëroi se veprimet ushtarake amerikane ndaj Iranit mund të…

SHBA godet rrjetin e kọk*ainës 100 mln $ – shqiptari përfundon pas hekurave! (Emri)

Një shqiptar që jeton në Michigan është dënuar me 25 vjet burg në një rast trafiku ndërkombëtar kokaine prej 100 milionë dollarësh. Ylli Didani, 48 vjeç, u…

Çfarë avantazhi do të ketë? Zbuloni kush u zgjodh lideri i fundit për këtë sezon të 5 të “Big Brother VIP”

Ditën e sotme është zgjedhur lideri i fundit i këtij sezoni të pestë të “Big Brother VIP” Ditën e sotme është zgjedhur lideri i fundit i këtij…