Nuk iu bind urdhërit dhe përplasi edhe makinën e policisë! Reagon policia e Vlorës për 14-vjeçarin

Një ngjarje e rrezikshme tronditi qytetin e Vlorës mbrëmjen e kaluar, kur një 14-vjeçar u kap në flagrancë duke drejtuar automjetin në mënyrë të papërgjegjshme dhe duke mos iu bindur urdhrit të Policisë.

Për pasojë, dy punonjës policie u dëmtuan gjatë detyrës dhe u desh të marrin ndihmë mjekësore, ndërsa i mituri u arrestua pas një ndjekjeje dramatike në rrugët e qytetit.

NJOFTIMI:

Vlorë/ Arrestohet në flagrancë një 14-vjeçar që drejtonte automjetin në mënyrë të rrezikshme dhe nuk iu bind urdhrit të Policisë. Dëmtohen 2 punonjës Policie gjatë detyrës.

Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban në Komisariatin e Policisë Vlorë, në bashkëpunim me oficerin e Policisë Gjyqësore të Prokurorisë së Vlorës, kryen veprimet procedurale për arrestimin në flagrancë të një shtetasi 14 vjeç.

Shërbimet e Patrullës së Përgjithshme, rreth mesnatës, në lagjen “24 Maji”, kanë konstatuar një automjet që drejtohej nga i mituri, i cili po kryente manovra të rrezikshme në rrugë. Shërbimet e Policisë i kanë bërë shenjë për ndalim, por drejtuesi nuk i është bindur urdhrit, ka rritur shpejtësinë dhe ka tentuar të godasë shërbimet e Policisë me automjet.

Pas disa minutash ndjekjeje, në vendin e quajtur “Kinoteatri”, shërbime të tjera Policie i kanë bërë sërish shenjë për ndalim, por ai ka vijuar lëvizjen dhe ka goditur automjetin e Policisë, duke shkaktuar dëmtimin e 2 punonjësve të Policisë në detyrë.

Në vijim të ndjekjes, drejtuesi ka braktisur automjetin dhe ka tentuar të largohet me vrap, por është kapur dhe vënë në pranga nga shërbimet e Policisë.

Dy punonjësit e Policisë të dëmtuar morën ndihmë mjekësore në spitalin e Vlorës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Veprimet procedurale u kryen në prani të psikologut, mbrojtësit ligjor dhe nënës së të miturit, në përputhje me legjislacionin në fuqi për trajtimin e të miturve.

Automjeti që drejtonte 14-vjeçari u bllokua, ndërsa pronares së automjetit (nënës së tij) iu pezullua leja e drejtimit dhe iu vendos masë administrative, sipas parashikimeve të Kodit Rrugor.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale:

“Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”,

“Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”,

“Shkatërrimi i pronës”.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë prindërit që të ushtrojnë kontroll dhe përgjegjësi të vazhdueshme prindërore, duke mos lejuar në asnjë rast drejtimin e automjeteve nga të miturit, pasi këto veprime rrezikojnë seriozisht jetën dhe shëndetin e tyre, të përdoruesve të tjerë të rrugës, si dhe të vetë punonjësve të Policisë.

Related Posts

FOTO/ Kristi Lamaj dhe moderatorja e njohur bëhen bashkë për të moderuar këtë emision

“Urban Gen” është projekti më i ri që nis në muajin prill në Top Channel, ku në fokus do të ketë rininë. Së bashku, Kristi Lamaj dhe…

Horoskopi i Nesërm: Zbuloni Çfarë Ju Pret këtë të Enjte, 2 Prill 2026

Dashi Do e shijoni ne pafundësi sot ëmbëlsinë e jetës suaj ne çift dhe do përjetoni emocione dhe kënaqësi pa fund. Do ndiheni me te vërtetë për…

Sporti në zi/ Mbyll sytë përgjithmonë ish-arbitri i njohur shqiptar (Emri+Foto)

Një lajm i trishtë ka prekur futbollin shqiptar. Është ndarë nga jeta ish-arbitri i njohur ndërkombëtar, Hiqmet Kuka, një figurë që ka lënë gjurmë të rëndësishme në…

Rama jep LAJMIN: Familjarëve ose prindërve që kujdesen për persona me aftësi ndryshe do t’u paguhen sigurimet shoqërore nga shteti

“Kemi thënë dhe do ta realizojmë, dyfishimin e shpërblimit për prindërit e fëmijëve me aftësi të kufizuara” Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Asamblenë e…

Ish-kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj merr postin e madh

Ish-Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese do të jetë tashmë në postin e zv.Guvernatores së parë të Bankës së Shqipërisë. Vendimi u mor sot nga Këshilli Mbikqyrës i Bankës…

Fundoset varka me emigrantë në brigjet e Turqisë, nxirren trpat e 19 vikt*mave!

Të paktën 19 emigrantë kanë humbur jetën si pasojë e fundosjes së një varke me të cilin ata lundronin në brigjet e Bodrumit në Turqi. Mediat turke…