Ditën e sotme është zgjedhur lideri i fundit i këtij sezoni të pestë të “Big Brother VIP”
Ditën e sotme është zgjedhur lideri i fundit i këtij sezoni të pestë të “Big Brother VIP”. Banorët kanë votuar me radhë për liderin, i cili gjithashtu do të ketë dhe një avantazh në lojë.
“Banorë, është momenti të zgjidhni liderin e ri të shtëpisë që do të jetë edhe lideri i fundit për këtë sezon. Sipas krahut orar duhet të votoni me radhë dhe banori që merr më shumë vota do të zgjidhet lider dhe do të ketë një avantazh”, shkruhej në zarfin e bardhë që u fut sot në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
Me shumicë votash, liderja e fundit e shtëpisë për këtë sezon u zgjodh Brikena Selmani. Ndërkohë avantazhi i saj mund të mësohet mbrëmjen e sotme në Prime ose në ditët në vijim.
Si votuan banorët:
Mateo – Brikena
Selin – Brikena
Brikena – Mateo
Miri – Edisa
Rogerti – Edisa
Juela – Edisa
Mali – Brikena
Shëndriti – Brikena.