Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se po shqyrton mundësinë e tërheqjes nga NATO, ndërsa paralajmëroi se veprimet ushtarake amerikane ndaj Iranit mund të përfundojnë brenda “dy deri në tre javë”.
Është koha që Kina dhe Evropa të mbrohen vetë nga pasojat e bllokimit të ngushticës së hormuzit nga Irani, u shpreh ai.
Deklaratat e presidentit kanë rritur tensionet në një situatë tashmë të brishtë ndërkombëtare, ku konflikti në Lindjen e Mesme vijon të përshkallëzohet.
Në të njëjtën kohë, kryeministri britanik Keir Starmer ka njoftuar se Mbretëria e Bashkuar do të presë një takim me dhjetëra vende lidhur me situatën në Ngushticën e Hormuzit, një pikë kyçe për transportin global të naftës.
Ky hap shihet si përpjekje për të koordinuar përgjigjen ndërkombëtare dhe për të forcuar bashkëpunimin me partnerët europianë.
Ndërkohë, tregjet ndërkombëtare të energjisë kanë reaguar ndaj zhvillimeve të fundit. Çmimi i naftës ka rënë nën nivelin e 100 dollarëve për fuçi, pas deklaratave nga liderët e SHBA dhe Iranit, duke sjellë një lehtësim të përkohshëm për ekonominë globale.
Megjithatë, situata në terren mbetet e tensionuar. SuImet mes Izraelit dhe Iranit vazhdojnë, ndërsa Irani ka ndërmarrë edhe suIme ndaj vendeve të Gjirit. Pamje të publikuara nga Libani tregojnë dëme të mëdha në ndërtesa si pasojë e bombardimeve izraelite.
Zhvillimet e fundit tregojnë një përshkallëzim të konfliktit me pasoja të mundshme për sigurinë globale dhe stabilitetin ekonomik, ndërsa komuniteti ndërkombëtar përpiqet të shmangë një krizë më të thellë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE