Ish-kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj merr postin e madh

Ish-Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese do të jetë tashmë në postin e zv.Guvernatores së parë të Bankës së Shqipërisë. Vendimi u mor sot nga Këshilli Mbikqyrës i Bankës së Shqipërisë.

Zaçaj ishte në krye të Gjykatës Kushtetuese prej vitit 2023, derisa i mbaroi mandati si kryetare marsin e 2025-ës.

Ndërkohë që mandati si gjyqtare në GJK i përfundoi në nëntor të vitit të shkuar. Tashmë, ajo do të jetë në një tjetër pozitë të lartë te Bankës së Shqipërisë.

“Në mbledhjen e datës 1 prill 2026, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë mori në shqyrtim dhe vendosi:

Emërimin e Zëvendësguvernatorit të Parë të Bankës së Shqipërisë
Në mbështetje të nenit 44 të ligjit 8269/1997 “Për Bankën e Shqipërisë”, i ndryshuar, me propozimin e Guvernatorit, Këshilli Mbikëqyrës zgjodhi dhe emëroi zj. Holta Zaçaj në funksionin e Zëvendësguvernatorit të Parë të Bankës së Shqipërisë”, thuhet ne vendimin e BSH.

Ndërkohë që Banka e Shqipërisë bëri të ditur se ka miratuar dhe raportin e stabilitetit Financiar.

“Raporti i Stabilitetit Financiar është një nga dokumentet e rëndësishme periodike të përgatitura nga Banka e Shqipërisë, me qëllim kryesor identifikimin dhe vlerësimin e rreziqeve me të cilat operon sistemi financiar dhe infrastruktura e tij. Në hyrje të dokumentit vendoset Deklarata e Stabilitetit Financiar, publikimi çdo gjashtë muaj i së cilës është një kërkesë që buron nga Ligji “Për Bankën e Shqipërisë”.

Banka e Shqipërisë vlerëson se në gjashtëmujorin e dytë të vitit 2025, veprimtaria e sistemit financiar u zhvillua në mënyrë të qëndrueshme. Zgjerimi i aktivitetit të sektorit bankar u përshpejtua, me kontribut kryesor nga rritjet e depozitave dhe të kapitalit, të cilat u orientuan kryesisht drejt kreditimit dhe investimeve në tituj. Rezultati financiar neto i sektorit bankar ishte pozitiv dhe disi më i ulët se ai i një viti më parë. Rreziqet që burojnë nga ndërlidhjet mes sektorit bankar dhe segmenteve të tjera të sistemit financiar, si edhe ato të veprimtarisë së vetë sektorit bankar, vlerësohen në nivele të kontrolluara. Treguesit e rezistencës financiare dhe ushtrimet e provës së rezistencës, tregojnë se sektori bankar është i qëndrueshëm ndaj rreziqeve të identifikuara. Megjithatë, mbetet e nevojshme që bankat të forcojnë sistemet e tyre të parandalimit dhe të administrimit të rreziqeve, të testojnë rregullisht rezistencën ndaj tyre, si dhe të ruajnë nivelet e përshtatshme të kapitalizimit të veprimtarisë.

Zhvillimet ekonomike gjatë periudhës ishin pozitive, ndikuar nga ecuria e mirë e konsumit dhe investimeve, dhe performanca e qëndrueshme pozitive e sektorit të turizmit. Rritja ekonomike u shoqërua me ulje të papunësisë dhe rritje të punësimit e të pagave. Politika fiskale mbeti e kujdesshme dhe pesha e borxhit publik në Prodhimin e Brendshëm Bruto (PBB), vijoi të bjerë. Presionet inflacioniste kanë mbetur nën objektivin e Bankës së Shqipërisë. Rreziqet për zhvillimet ekonomike dhe financiare në vend mbeten të pranishme dhe lidhen kryesisht me pasigurinë e lartë që paraqesin aktualisht zhvillimet ndërkombëtare. Në këto kushte, mbetet e rëndësishme që politikat ekonomike dhe financiare të autoriteteve publike dhe veprimet e pjesëmarrësve të tregjeve të synojnë ruajtjen e rezervave financiare dhe drejtimin me efektivitet të investimeve të tyre.

Related Posts

EMRI/ Mbledhja e qeverisë, Rama bën ndryshime në kabinetin qeveritar

Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave, qeveria ka vendosur lirimin nga detyra të zëvendësministrit të Mbrojtjes, Andrea Shllaku. Në të njëjtën mbledhje është miratuar edhe…

FOTO/ Kristi Lamaj dhe moderatorja e njohur bëhen bashkë për të moderuar këtë emision

“Urban Gen” është projekti më i ri që nis në muajin prill në Top Channel, ku në fokus do të ketë rininë. Së bashku, Kristi Lamaj dhe…

Horoskopi i Nesërm: Zbuloni Çfarë Ju Pret këtë të Enjte, 2 Prill 2026

Dashi Do e shijoni ne pafundësi sot ëmbëlsinë e jetës suaj ne çift dhe do përjetoni emocione dhe kënaqësi pa fund. Do ndiheni me te vërtetë për…

Sporti në zi/ Mbyll sytë përgjithmonë ish-arbitri i njohur shqiptar (Emri+Foto)

Një lajm i trishtë ka prekur futbollin shqiptar. Është ndarë nga jeta ish-arbitri i njohur ndërkombëtar, Hiqmet Kuka, një figurë që ka lënë gjurmë të rëndësishme në…

Rama jep LAJMIN: Familjarëve ose prindërve që kujdesen për persona me aftësi ndryshe do t’u paguhen sigurimet shoqërore nga shteti

“Kemi thënë dhe do ta realizojmë, dyfishimin e shpërblimit për prindërit e fëmijëve me aftësi të kufizuara” Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Asamblenë e…

Fundoset varka me emigrantë në brigjet e Turqisë, nxirren trpat e 19 vikt*mave!

Të paktën 19 emigrantë kanë humbur jetën si pasojë e fundosjes së një varke me të cilin ata lundronin në brigjet e Bodrumit në Turqi. Mediat turke…