FOTO/ Kristi Lamaj dhe moderatorja e njohur bëhen bashkë për të moderuar këtë emision

“Urban Gen” është projekti më i ri që nis në muajin prill në Top Channel, ku në fokus do të ketë rininë.

Së bashku, Kristi Lamaj dhe Lei Kraja krijojnë një dyshe në ekran, duke kombinuar stilin urban me profesionalizmin televiziv.

“Urban Gen” nën drejtimin e tyre do të shndërrohet në një hapësirë ku të rinjtë mund të frymëzohen, të debatojnë dhe të argëtohen njëkohësisht.

Pjesë e programit do të jenë edhe personazhe të njohur nga bota e artit, muzikës, sportit dhe kinematografisë.

Kristi Lamaj shquhet për stilin e tij dhe komunikimin natyral me publikun. Ai do të sjellë në “Urban Gen” një frymë dinamike, duke u fokusuar në temat, trendet rinore dhe stilin e jetesës që karakterizon gjeneratën e re.

Me prezencën e tij ngacmuese, por njëkohësisht karizmatike, Kristi arrin të krijojë një lidhje të drejtpërdrejtë me audiencën.

Nga ana tjetër, Lei Kraja është një prezantuese me përvojë, e njohur për profesionalizmin dhe spontanitetin e saj. Në “Urban Gen”, ajo sjell një balancë perfekte mes informacionit dhe argëtimit, duke e bërë programin tërheqës për një publik të gjerë. Energjia pozitive dhe mënyra e saj e të komunikuarit do e bëjnë çdo episod më të gjallë dhe interesant.

Emisioni do të realizohet në një studio televizive me një skenografi me stil industrial, dhe modern. E konceptuar dhe ideuar nga Redian Preni. Producente e programit Ledja Liku, Autore Leda Hysa dhe regjia Julian Dautaj.

UrbanGen është një projekt i Fondacionit Dritan Hoxha, dhe Top Channel.

Related Posts

Adoleshentët shqiptarë braktisin aIkooIin – dr*ga e fortë po merr vendin, alarm për kok*ainën

Të rinjtë dhe adoleshentët shqiptarë po konsumojnë gjithmonë e më pak pije alkoolike, sipas studimeve të fundit, që tregojnë një largim të brezave të rinj nga ky…

AL*ARM/ Mbyllen 3 shkolla, e rende arsyeja

Tre shkolla janë detyruar të mbyllen në Bristol në Mbretërinë e Bashkuar pas një sulmi me armë zjarri që la të plagosur një person. Sipas mediave të…

Qeveria u vë rrogë referencë edhe berberëve, për kirurgët shkon mbi 2200 euro/ LISTA

Administrata Tatimore publikoi listën e pagave indikative për punonjësit e sektorit mjekësor dhe atij të kujdesit personal. Lista, e cila do të shërbejë si një instrument referues…

EMRI/ Mbledhja e qeverisë, Rama bën ndryshime në kabinetin qeveritar

Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave, qeveria ka vendosur lirimin nga detyra të zëvendësministrit të Mbrojtjes, Andrea Shllaku. Në të njëjtën mbledhje është miratuar edhe…

Horoskopi i Nesërm: Zbuloni Çfarë Ju Pret këtë të Enjte, 2 Prill 2026

Dashi Do e shijoni ne pafundësi sot ëmbëlsinë e jetës suaj ne çift dhe do përjetoni emocione dhe kënaqësi pa fund. Do ndiheni me te vërtetë për…

Sporti në zi/ Mbyll sytë përgjithmonë ish-arbitri i njohur shqiptar (Emri+Foto)

Një lajm i trishtë ka prekur futbollin shqiptar. Është ndarë nga jeta ish-arbitri i njohur ndërkombëtar, Hiqmet Kuka, një figurë që ka lënë gjurmë të rëndësishme në…