Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në qytetin e Vlorës, ku një 42-vjeçare me inicialet E. L., mësuese, është suImuar fizikisht nga fqinji i prindërve të saj.
Sipas dëshmisë së saj, sulmi ka ndodhur rreth orës 13:00–13:30 në zonën e Skelës, pa asnjë konfIikt të mëparshëm. Fillimisht, gruaja është ofenduar, por më pas fqinji ka kaluar në dhunë fizike.
“Duke shkuar për në shtëpi, më del përpara një person i veshur me të zeza, me kapuç që i mbulonte pjesërisht fytyrën. Më shtrëngoi nga fyti dhe më shau pa asnjë arsye. Kam njoftuar menjëherë policinë dhe kam shkuar në banesën e prindërve të mi, por ai më ka ndjekur dhe më ka sulmuar sërish. Në përpjekje për t’u larguar, më mori telefonin dhe e theu që të mos mund të telefonoja askënd” – rrëfen e dh*nuara.
Policia e Vlorës ka nisur menjëherë hetimet për identifikimin dhe ndjekjen penale të autorit. Ngjarja ka tronditur banorët e zonës, të cilët kërkojnë siguri më të madhe në pallate dhe rrugë.